KU I PANË PËR HERË TË PARË PJATAT FLUTURUESE? JA SI PËRGJIGJEN FËMIJËT

 

Perla nga fëmijët

 

E përgatiti dhe përshtati Dr.Jeton Zenuni

 

• Pjatën e parë fluturuese e pashë një ditë kur mami po zihej me babin.

• Sinqerisht nuk e di sa vjet i kam, ngase ato vazhdimisht po ndryshojnë.

• Babi është rritur në fshat. Paramendo, ai ka parë lopë – live!

• U ndjeva shumë i frikësuar kur u sëmur mami. Mendoja me vete: mjer për ne, tash babi do të na gatuajë.

• Unë nuk zihem kurrë me prindërit e mi. Thjesht, nuk janë nivel imi.

• Adoptimi është një alternativë më e mirë. Në këtë mënyrë, prindërit mund të zgjedhin vetë fëmijën e tyre dhe nuk janë të detyruar ta pranojnë atë fëmijë që ju lind.

• Lopët nuk guxojnë të vrapojnë shpejt, ngase mund ta derdhin qumështin.

• Krimbat nuk kafshojnë, sepse ata kanë bisht edhe para edhe mbrapa.

• Pjeshka është si molla me qilim.

• Pranvera është sezona e parë e vitit. Në pranverë, pulat sjellin vezë, kurse fshatarët patate.

• Të gjithë peshqit mbajnë vezë. Ato ruse madje edhe havjar.

• Kopshti zoologjik është vend i mrekullueshëm. Atje mund të shohim edhe kafshë që nuk ekzistojnë.

• Gjyshja ime, kur mërzitet nga dhëmbët, i vendos në një gotë ujë. Edhe unë u përpoqa njëherë, por nuk mund t’i nxirrja dot nga goja./Familjadheshendeti.com