Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste
Klori është substancë me ngjyrë të verdhë në të gjelbër ai është 2,5 herë më i rëndë sesa ajri, ka erë ngulfatëse dhe është shumë helmues. Tretet mirë në ujë dhe formon tretësirën ujore të klorit që quhet “ujë klori”.
Klori (Cl) gjen zbatim në shumë fusha. Ai përdoret për dezinfektimin e ujit mirëpo vetëm kur bashkëvepron me oksigjenin sepse i vetëm në ujë ka veti helmuese.
Nëse në ndonjë rast uji ka më shumë klor ose edhe nëse gjatë dezinfektimit të puseve herë pas here me klor ndodh që keni hedhur klor më shumë se sasia e lejuar atëherë mënyra më e thjesht për ta larguar këtë gjatë pirjes është të hidhni disa pika lëng limoni në gotën me ujë, pasi që vitamina C e pastron ujin.
Klori mund të hiqet edhe përmes vlimit të ujit
Klori gjithashtu gjen përdorim edhe për pastrim si zbardhues.
Sa shpesh keni përdor substanca kundër njollave në rroba, madje edhe tek rrobat e fëmijëve që zakonisht ata i njollosin më shpesh gjatë ushqimit.
A e keni menduar rrezikun që mund të pasojë?
Zbardhuesi me klor është një nga artikujt më të përdorur në shtëpinë e secilit. Aroma që lëshon ka një ndikim të madh në sistemin nervor, të frymëmarrjes dhe në atë imunitar, duke shkaktuar reaksione alergjike, astmë, madje edhe kancer.
Zgjedhja më e mirë dhe e pa dëmshme që mund ta përdorim si zbardhues e që mund ta përgatisni vetë në shtëpi është kjo:
¼ filxhan lëng limoni,
1 filxhan peroksid hidrogjeni,
12 gota uji.
Kombinoni lëngun e limonit me peroksid hidrogjeni dhe ujë. Përdoreni atë si pastrues shtëpiak ose shtoni 2 gota për çdo larje.
Po ashtu spreji kundra mykur ka sasi të madhe të klorit ku përmes spërkatjes së drejtpërdrejtë shumë shpejtë mund ta thithim përmes ajrit, sepse klori është një gaz në temperaturën e dhomës, gjë që pasojat pastaj mund të jenë të mëdha.
Pastrimi në këtë rast mund të zëvendësohet me një produkt të pa dëmshëm, uthull alkoolike 9%.
Një problem shumë i theksuar gjatë sezonës së verës është uji i pishinave. Për shumë njerëz noti është aktiviteti i preferuar i verës, por kur vjen puna tek uji i pishinave i cili është i pasur me klor, të gjithë bëhen skeptikë. Lëkura e irrituar, flokët e thatë, zbardhja e kostumeve të banjos janë disa nga faktorët që ju bëjnë të largoheni për të frekuentuar pishinat, pavarësisht dëshirës. Mënyra më e mirë është mbrojtja me kostume të posaçme për ujë për ta mbrojtur lëkurën, syze noti për ti mbrojtur sytë dhe kapel noti për ti mbrojtur flokët./FamiljadheShëndeti