Nga Dr. Besa Vranovci – Mjeke e përgjithshme
Temperaturat e larta mund të krijojnë rreziqe serioze për shëndetin e njeriut nëse nuk i shmanget. Ngrohtësia e tepruar po prek edhe shumë njerëz pa probleme shëndetësore. Temperaturat e larta ekstreme ndonjëherë mund të arrijë përmasa kërcënuese për jetën. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme për të marrë një sërë masash në mënyrë që nxehtësia ekstreme të mos ndikojë negativisht në shëndetin. Pra, duhet të merren masat paraprake individuale ndaj nxehtësisë mund të shkaktojë rrezik për jetë.
Më të rrezikuar nga temperaturat e larta janë: të moshuarit, mbasi ulet toleranca ndaj nxehtësisë, etja ndjehet vonë, reagimi i djersitjes është i vonuar dhe numri i gjëndrave të djersës është i reduktuar, e në veçanti ata që vuajnë nga sëmundjet konike si; sëmundjet kardiovaskulare, hipertensioni, sëmundjet kronike respiratorë, sëmundjet e veshkave dhe sëmundjet neurologjike, personat me aftësi të kufizuar etj. Pra, nëse nuk janë të detyruar të mos dalin në mesditë, atëherë kur rrezet e diellit janë më efektive.
Të moshuarit shpesh vuajnë nga një grup sëmundjesh, dëmtime fizike dhe kanë nevojë të marrin medikamente të shumta. Pothuajse të gjitha sëmundjet kronike paraqesin një rrezik për përkeqësim të sëmundjes kronike apo për vdekje për shkak të nxehtësisë. Por sëmundjet që paraqesin më shumë rrezik janë: hipertensioni, sëmundje të zemrës; astma bronkiale, bronkiti kronik, pneumopatia obstruktive kronike; diabeti, thyreotoksikoza; insuficienca e veshkave, sëmundjet nervore e parkinsonin, alzhaimer, çrregullimet psikiatrike, si skizofrenia, depresioni, demenca, gjendjet febrile, etj.
Cilat janë problemet më të zakonshme shëndetësore nga temperaturat e larta?
Ethet e larta mund të jenë treguesi i parë i goditjes së nxehtësisë, çrregullimet e sistemit nervor, djersitje, lodhje, etje të shtuar, temperature të lartë trupore, dhimbje koke, marramendje, vjellje, ngërçe muskulore-të shkaktuara nga dehidratimi, irritim i lëkurës, edema e sidomos e këmbëve . Pas kësaj kur lëngjet trupore bien dhe aftësia trupore për t’u djersit ndërpritet, atëherë mund të kemi edhe; lëkurë të zbehtë e të thatë, rënie te shtypjes arteriale, rritje e pulsit, ndjenja e të fikëtit, dhe mund të vije deri të përkeqësimi i perceptimit dhe aftësisë së koordinimit, përkeqësimi i mprehjes pamore, humbje e vetëdijes etj. Në raste të tilla, është e nevojshme të vizitohet një qendër shëndetësore pa humbur kohë.
Si ndikojnë temperaturat e larta tek të sëmurët me shtypje të lartë të gjakut
Ngrohja e tepruar dhe lagështia e lartë ndikojnë negativisht në pacientët me shtypje të lartë të gjakut. Shtypja e gjakut rritet sepse trupi nuk mund të stabilizojë temperaturën e tij. Për këtë arsye, ajri i lagësht nuk është i përshtatshëm për pacientët me shtypje të lartë të gjakut.
Ajri i ngrohtë rrit rrezikun e hemorragjive të trurit, veçanërisht në pacientët me shtypje të lartë mbi 50 vjeç.
Rritja e nxehtësisë së trupit me ngrohtësi; sidomos në pacientët diabetikë të shoqëruar me dëmtime nervore, tek pacientët të cilët marrin barna për uljen e tensionit diuretik, dhe në pacientët që nuk konsumojnë lëngje të mjaftueshme, mund të shkaktojnë rënie të ndjeshme të tensionit.
Disa këshilla për pacientët me shtypje të lartë të gjakut;
Pacientët me shtypje të lartë; ata duhet të marrin masa kundër problemit të shtypjes gjakut, të cilin ata më së shpeshti e kanë në mot të nxehtë në verë. Presioni i gjakut duhet të matet shpesh, duhet bërë ekzaminimi rutinë mjekësor në fillim të muajit. Nëse problem me shtypjen e gjakut është i shpeshtë, konsultohuni me mjekun menjëherë. Doza e barnave të shtypjes së gjakut e përdorur në muajt e verës duhet të përshtatet sipas temperaturës dhe barnat duhet të përshtaten në verë.
Pacientët me shtypje të lartë të gjakut mund të rrisin sasinë e kripës gjatë verës
Është e rëndësishme që të konsumohen pije që përmbajnë natrium, kalium, magnez për shkak të humbjes së kripës gjatë verës. Futja e kripës duhet të rritet me ushqime të tjera përveç të ata pacientë që kanë sëmundje të zemrës ose hipertensionit dhe që janë në dietë të kripës. Ata që kanë kufizim të kripës; të jenë shumë të kujdesshëm në drejtim të humbjes së lëngut dhe kripës. Pacientët me hipertension që bëjnë një dietë pa kripë në verë duhet të përcaktojnë konsumin e tyre të kripës duke u konsultuar me mjekun e tyre për të parandaluar humbjen e kripës. Varësisht nga gjendja e tyre ato mund të rrisin konsumin e kripës.
Disa këshilla për pacientët me sëmundje të sheqerit
Nëse jeni diabetik, duhet patjetër të mbani “sheqer”
Nëse diabetikët do të kenë një aktivitet të ndryshëm sportiv në verë, nevojitet një rregullim i niveleve të sheqerit në gjak. Për këtë, mendimi i mjekut duhet të merret absolutisht. Karbohidratet shtesë duhet të gjenden pranë diabetikëve të cilët do të bëjnë një shëtitje të gjatë. Në rastin e hipoglicemis, 2 deri në 3 sheqerka mund të merren për të rrit vlerat e sheqerit në gjak. Në raste më serioze, mund të nevojitet serum me sheqer dhe glukagon.
Disa këshilla për pacientët me sëmundje të zemrës
Pacientët me sëmundje të zemrës nuk duhet të pijnë ujë të ftohtë
Nuk është e dobishme kur temperaturat janë të larta të pini ujë shumë të ftohtë. Pacientët me sëmundje kronike, e sidomos me sëmundje të zemrës, duhet t’i kushtojnë vëmendje që dushin ta bëjnë me ujë të vakët e jo të ftohtë. Ajo që është e rëndësishme është që të hapen poret në lëkurë. Nëse poret janë të mbyllura, personi nuk do të jetë në gjendje të djersitet dhe do të jetë më i ekspozuar ndaj efekteve të nxehtësisë.
Disa këshilla të përgjithshme;
Mos dilni nga ora 11.00-16.00
Të moshuarit, e sidomos pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës, sheqerit dhe shtypja e gjakut nuk duhet të dalin mes orës 11.00-17.00 kur temperatura është më e dukshme ,nëse nuk janë të detyruar.
Ushtrimi i tepërt duhet të shmanget në ditët kur temperatura është e lartë. Ata që duhet të punojnë jashtë duhet të jenë të kujdesshëm, që të mos jenë të ekspozuar në diell dhe sa më shumë të jetë e mundur të marrin shumë lëngje dhe minerale.
Mjediset e brendshme të shtëpisë të mbahen në temperaturë konstante rreth 26° C;
Duhet të preferohen ushqime të lehta të tretura, të paktën 2-2.5 litra ujë duhet të konsumohen në ditë, duhet të shmangen pijet e gazuara. Për shkak të efekteve të nxehtësisë, djersitja shkakton humbje serioze të ujit në trup. Nëse humbja e ujit të trupit nuk mund të kompensohet, vjen deri te dehidrimi (humbja e lëngjeve). Për këtë arsye, është absolutisht e nevojshme të pihet ujë çdo orë.
Në vend të ushqimeve të rënda dhe yndyrore, duhet të preferohen ushqimet e lehta dhe ushqimet ujore.
Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavatet dhe frutat.
Përdoreni kripën në sasi minimale.
Ruajini ushqimet në frigorifer.
Të vishen me veshje me ngjyra të hapura prej pambuku
Qëndroni nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekut familjar ose specialistit./FamiljadheShëndeti