Teksa po lexoja pagat mujore të marra nga shumë bashkëshorte, teze, halla, kunata etj, të ish zyrtarëve të lartë të shtetit, paga të cilat për vendin tonë të varfër dhe arritjet e tyre profesionale janë marramendëse…
Desha ti pyes:
A menduat ndonjëherë që shkelët shumë gra e vajza tona, të cilat kanë shpenzuar tru e mund, e kanë hyrë në borgje që të kenë një shkollim mirëfilli dhe sot janë pa punë….
A i menduat ato gra që kanë përfunduar studime e doktorata, kanë lënë anash familjen, shoqërinë dhe librin e kanë pasur mikun kryesor, që nesër të kontribuojnë në vendin tonë, e sot janë pa punë…
A menduat ndonjëherë pse ka rënë nataliteti në Kosovë, apo se kishit bezdi ngaqë ju ngopeshit nga paratë e popullit tonë, kurse shumë gra edhe pse duan të lindin më shumë fëmijë, si dhuratë kanë largimin nga puna dhe mos’pagesen e lehonisë, apo ju ndoshta se dini si është të mos kesh e të ngelësh pa punë…
A menduat ndonjëherë për gratë e shkurorëzuara, ato të cilat ngelin nën mëshirën e askujt, ngaqë nuk kanë as të ardhura mujore, as shtëpi as asgjë…
A vizituat ndonjëherë ndonjë nënë, grua, vajzë e cila la shumë ëndrra në gjysmë, ngaqë trokiti shumë e shumë dyer dhe nuk ju hapen asnjëra…
Jo jo… si ti vizitoni, do ju prishen rrobat e këpucët e shtrenjta, si ti ndjeni vuajtjet e tyre kurse ju vetë shtypet dhe shkelet gjininë e e njejtë…
Zaten s’dua t’ju shoh as në ekrane televizive, s’dua t’ju dëgjoj kur lexoni lajme për varfërinë dhe kapjen e shtetit, për punësimet në baza familjare, s’dua t’ua shoh” llukun”, teksa shumë gra tona vuajnë për gjëra elementare, e kanë mend e shkollë ma shumë se ju…
Dilni, shihni, se gjithçka do të sillet, askujt si zgjatë përgjithmonë “vëmendja”, mos na shitni mend kinse duke i mbrojtur e lobuar për të drejtat e grave, kur ju vetë i shtypi, përqmoni dhe izoloni shumë koka të mençura të grave e vajzave tona…
Kur në një shoqëri gratë i shtypin gratë, nuk pres nga burrat të luftojnë për të drejtat e mia, të vajzave të mia dhe të gjitha femrave që e duan dhe duhet të përparojnë në vendin tonë…
Me respekt:
Laureta Berisha Kosumi