Nga Dr.Ismail Lutolli
Subspecialist Dijetolog -Nutricionist
Në vend të ngushëllimit (C…E)
Nënë e dashur, ju mund të keni humbur djalin tuaj por nuk ke humbur asnjëherë ndjenjat që keni pasur për të, kujtimet, ëndrrat.
-Kujtojeni momentin kur për herë të parë kuptuat që keni ngelur shtatzënë, kujtoni lotët e gëzimit, kujtoni sa fort rrahu zemra juaj që në trupin tuaj kishte filluar të krijohej një jetë tjetër.
-Kujtojeni kur në barkun tuaj dëgjuat për herë të parë lëvizjet sa e lumtur ishit ,sa shumë u gëzuat e sa me krenari vendosje dorën sipër stomakut për të ndjerë lëvizjet.
-Kujtoje sa ëndrra thurrje, kujtoje se si numëroje ditët, kutoje se si në trupin tuaj rritej një qenje tjetër.
-Kujtoje edhe përgaditjet që të sillje në këtë jetë sa me gëzim i bëje, kujtoje edhe qarjen e parë kur e dëgjuat.
A thua kishte zë me të bukur në këtë botë ?
Kujtoje kur e morët për herë të parë në duart e tua .
A thua kishte fytyrë më të bukur, kishte qenje më tl bukur në këtë botë ?
A thua kishte sy më të bukur sesa ngjyra e kaltërt e syve të djalit tuaj ?
Kujtoni dy duar te vockla qe te mberthejne ne perqafim.
Ishte ky moment kur ju u quajtët nënë falë fëmijes suaj .
Dhe jeta vazhdoi pastaj me sprovat e sëmundjes së lindur e deri te përrfundimi i jetës së fëmijës suaj.
U derdhën shumë lotë e u coptua zemra, sepse humbe “dritën” e syve tu, humbe loçken e shpirtit tënd, humbe një qënje që e doje më shumë sesa vetveten.
Tani koha kalon, por mos lejo që malli të të shkatërrojë përjetimet që kishe, ato që ishin të veçanta, ato që ishin më të mirat, më të dashurat, ato për te cilat e vlen edhe të jetohet.
Ngrite kokën ,fshije lotet qe te pikojne dhe ngriti duart e falëndero Zotin se ju bëri ti shijoni shumë ndjenja që dikush si shijon asnjëherë.
Shume pacientë më kanë thënë, do doja edhe të vdisja vetëm të di që në qënjen time po krijohet një qenje tjetër dhe të ngelem shtatzënë.
Ju e patët këtë fat, ju e përjetuat, ju e jetësuat, andaj jeni nënë me shumë fat, jeni nënë që ka gjithmonë çfarë të kujtoj.
Thuhet se gjërat e mira humbin shpejt. Ka mundësi që është e vërtetë, por ju si nënë mos lejoni të ju humbasin kujtimet.
Jetoni me to e lumtur, pasi djali juaj ishte, ekzistoi, jetoi, të bëri nënë, të bëri NËNËN më të lumtur për pak kohë sa ishte.
Djali juaj nuk është fizikisht por mund të jetë pjesë e jetës suaj e lutjeve tua dhe të ardhmes tënde.
JETO ASHTU SIQ DJALI JUAJ DO DONTE TE SHIHTE MAMIN DUKE JETUAR./Familjadheshendeti.com