Nga Dr. Lejla Luta
Specialiste e Stomatologjisë së Fëmijëve
Sot dua të trajtoj një temë e cila ka të bëje me mbushjet e zeza. Shumë të rritur por edhe fëmijë kanë mbushje te tilla ende në dhëmbë.
Mësoni përmes këtij postimi të shkurtër për përparësitë, disavantazhet e tyre, sa paraqesin rrezik për shëndetin e përgjithshëm.
Mbushjet e zeza
Mbushjet e zeza vendosen nga një materiali i cili quhet Amalgam i cili është përzierje e disa metaleve si argjend, zink kallaj bakër e zhivë.
Sot ende ka dilema se a janë apo s’janë të dëmshme, a duhet larguar ato të cilat ende i kemi ne dhëmbët tonë.Më poshtë do t’i përshkruajmë disa nga avantazhet dhe disavantazhet e këtyre mbushjeve:
Avantazhet (Përparësitë)
1)Fortësia (qëndrueshmëria) -të përshtatshme për dhëmbët anësor
2)Më të lira.
Disavantazhet (Të metat)
1) Sa janë te sigurta?
Amalgami përmban zhivë (merkur elementar) i cili lirohet nē sasi të vogël në formë te avujve nga mbushjet e zeza. Ekspozimi ndaj sasive të mëdha të këtyre avujve e rrezikon seriozisht shëndetin(veprim toksik veçmas ne tru dhe veshka).
Ndonëse sipas FDA-së ende nuk është vërtetuar efekti i dëmshëm i veprimit të zhivës nga mbushjet e zeza nga të cilat lirohet sasi e vogël e zhivës ,prapë ekziston rreziku potencial veçmas kur në gojë ka shumë mbushje të tilla.
Kjo është një prej arsye se pse këto mbushje përdorën çdo herë e më pak.
2)Estetika-përpos që nuk përputhet me indet natyrale(dhëmbin) me kohë e diskoloron dhëmbin( bëhet më i errët).
3)Dobësimi i dhëmbit-me kohë e dobëson dhëmbin me ç’rast mund të vjen deri te thyerja.
4)Sakrifikimi i strukturës së dhëmbit në mënyrë që mbushja e zezë te qëndrojë gjatë duhet larguar substancë e konsiderueshme e dhëmbit në mënyrë që të arrihet stabiliteti i mbushjes./FamiljadheShëndeti