Përktheu: Jeton Zenuni
Të thirra të vish sot, sepse ndihesha e mbingarkuar. Nuk hezitove për asnjë moment të thuash PO, dhe erdhe sa më shpejtë që munde. Madje e solle edhe drekën me vete për mua dhe dy vogëlushët. Vetëm prania jote më bën të ndihem e qetë dhe të filloj të marr frymë përsëri. Pse gjithçka është kaq e sigurt kur je këtu pranë, nënë?
Jam 31 vjeçe dhe akoma e kam atë ndjenjën të vrapoj tek ti nganjëherë.
Ti gjithmonë flet për gjëra që më bëjnë të ndihem mirë. Je e vetmja që dëgjon gjitha ato që nuk i them dot, dhe i sheh gjitha ato që përpiqem t’i fsheh.
Kam përshtypjen sikur më në fund jam këtu, po qëndroj në këpucët e tua. Në momentet më të vështira nëpër të cilat kaloj, e kuptoj se kjo është ajo çfarë ke bërë ti për mua. Ka ditë kur ndihem sikur askush s’më dëgjon. Askush s’më sheh. Ka kohë kur ndihem sikur po jap dhe po jap, dhe më kërkohet të jap akoma më shumë. Dhe gjithë kjo kalon pa u vënë re. Burri im, pa qëllim më bën të ndihem sikur ajo që bëj unë nuk është poaq e rëndësishme sa ajo që bën ai, sepse në fund të ditës, gjithë puna që bëj unë nuk është edhe që shihet shumë. Shtëpia është ende rrëmujë. Lavamani përsëri është plot. Dyshemeja e banjës është e mbuluar e tëra me ujë dhe peshqira të lagur, dhe nganjëherë nuk më kujtohet dot se çfarë kam bërë gjatë gjithë ditës.
Ndonjëherë kam përshtypjen sikur ti je personi i vetëm që sheh atë që bëj.
Je i vetmi person që e kupton se sa shumë mund dhe dashuri po përpiqem të jap.
Gjatë gjithë kohës më kthehen kujtimet për gjithë atë që ke bërë për mua. Për rrushin të cilin nuk a ha për vete, nga frika se bijtë e mi mund të mbesin pa të, ngase e di se sa shumë u pëlqen rrushi atyre. Mbaj mend se gjithmonë ka pasur rrush për mua, gjatë gjithë kohës sa jam rritur. Nuk e dija nëse të pëlqente rrushi, e unë supozoja që jo, ngase nuk e ke haje kurrë atë. Edhe sot e kësaj dite më thua ta marr rrushin e fundit që mbetet në pjatë, sepse – “edhe ashtu ti nuk e ha kurrë atë”.
Gjithmonë të kam besuar, derisa u bëra vetë nënë. Tani e di se gjithçka më ke dhënë dhe më jep mua, pavarësisht se sa ta ka ëndja, e bën ngase më jep mua përparësi para vetes.
Gjatë momenteve më vetëmohuese, e kuptoj se sa ke sakrifikuar për mua. Gjatë gjithë ditës dëgjoj rrëfimet e fëmijëve të mi për arritjet e tyre. Shikoj kështjellat e Lego-s, hedhjet e tyre në ajër ndërsa po ushtrojnë karate. I shikoj se si ngjiten nëpër drunj dhe se si lëshohen teposhtë rrëshqitëses. Gjatë gjithë kohës kërkojnë nga unë që t’i shikoj dhe të dëgjoj për gjithë atë që ata kanë bërë gjatë ditës, dhe pasi të gjithë bijnë në shtrat, gjej një trohë kohë për ta kujtuar veten time.
Ndonjëherë kam përshtypjen sikur bëj të njejtën gjë me ty.
Të thërras dhe nuk mund t’i nxjerr dot me shpejtësi fjalët– për të treguar gjitha gjërat të cilat dëshiroj t’i dëgjosh për jetën time. Ti je i vetmi person që dëgjon me vëmendje secilën fjalë time, dhe ndihet e ngazëllyer për mua si askush tjetër. Ose të paktën unë kam përshtypjen se më bën të ndihem në këtë mënyrë. Kur e mbyll telefonin, shumë shpesh e kuptoj se harrova të të pyes madje edhe për veten tënde.
Ti je streha ime më e sigurtë.
Ti më bën të ndihem kaq e veçantë, dhe kurrë nuk e kam vlerësuar këtë, deri në momentin kur e kuptova se si është ajo ndjenjë të jesh në anën tjetër – të jesh strehë e sigurt për dikë tjetër.
Për një kohë të gjatë kam menduar se nuk kisha nevojë më për ty, ngase po ecja nëpër shtigje të reja të cilat ti nuk i ke shkelur kurrë. Dhe ti më lejove ta besoja këtë. Megjithatë, gjatë gjithë kohës ti po më përcillje nga anash me bisht të syrit, që të më ndihmosh të ngritem në rast se rrëzohem, njejtë si veproje kur isha vajzë e vogël. Faleminderit – nuk është as afër asaj që duhet të shpreh për atë që ndiej, por vetëm dua ta dish – që po të shoh tani.
Unë të shoh ty gjatë gjithë ditës, në orët më të errëta dhe në momentet e mia më të lumtura, ndërkohë që po shikoj fytyrat e fëmijëve të mi. Tani e shoh se sa shumë sakrifikove dhe sa shumë më deshe mua. /www.familjadheshëndeti.com