Prof.Ass.Dr.Armond Daci (Farmakolog)
Specialist nga Farmacia Klinike
Ndër simptomave të tjera, virusi SARS-CoV-2 shkakton edhe simptoma gastrointestinale, diare, vjellje etj. Po ashtu përkundër tejkalimit Covid-19 dhe testeve negative nga strisho nazofaringeale, kemi akoma rezultate pozitive në mostrat e fecesit (1). Në lidhje me këtë fakt, disa studime shkencore te realizuara në pacientët në Kinë kanë gjetur në sekuencat gjenetike shumë bakterie të gjinisë prevotella (pjesë e traktit gastrointestinal) të aktivizuara specifikisht nga SARS-CoV-2 që argumentojnë se disa nga vdekjet kanë ndodhur pikërisht nga ky patogjen (2). Kur aktivizohet kjo gjini e bakterieve anaerobe inicon reaksion imunologjik duke shkaktuar edhe sëmundje kronike inflamatore të njohura paraprakisht (3), por edhe duke sulmuar mushkëritë (migruar apo translokuar në mushkri) dhe duke shkaktuar pneumoni të rëndë bakterore duke rritje aktivizimin e faktorit aktivizues trombocitar (4). Kurse deri tani dihet se çrregullimi florës gastrointestinale apo disbioza haset kryesisht te moshat e shtyera, pacientët obez, duhanpierja, përdorim antibiotikëve, sëmundjeve kronike inflamatore, disbeti etj, kurse fëmijët kryesisht kanë florë të balancuar. Kurse prezenca kësaj flore bakterore nē mushkri konsiston edhe me patogjenicitet (5). Prandaj ndër të tjerash jo rastësisht edhe incidenca më e lartë e vdekjes ndaj Covid-19 ekziston pikërisht te këto grupe pacientëve kurse minimalisht te fëmijët. Kjo disbiozë është gjetur në traktin respirator edhe te studimet parakrake pacientët me pneumoni te moshat e shtyera (6). Në mënyrë interesante edhe te pacientët me pneumoni nën aparat ventilimi (7). Kjo dinamikë bakterore ndërlidhet edhe me dështim vdekshmëri te pacientët nën ventillim mekanik (8). Po ashtu pasurimi mushkërive mikrobiomë gastrointestinale haset edhe te pacientët me ARDS (Sindrom Distresit Respirator) apo dështim respirator dhe gjendje sepsës (9,10), ndërsa në anën tjetër edhe shkaktimi ARDS te duhanpirësit ndërlidhet me ndryshimet në mikrobiotën e mushkërive (11).
Prandaj marrur në përgjithësi bakteriet e tilla dhe gjetja e tyre në traktin respirator nënkupton patogjenitet dhe infeksione respiratore që sjellin dështim respirator dhe vdekje, kurse pikërisht virusi Sars-CoV-19 ka rezultuar gjithashtu në nxitjen e tyre dhe aktivizimin e tyre (infeksione oportuniste). P.sh në mënyrë interesante një nga këto gjini si prevotella mbijeton duke shfrytëzuae Hemin (njësinë funksionale hemoglobinës) që lidhet edhe me disa studime të Sars-CoV-2 mbi hemoglobinën (pra humbje aftësisë furnizimit adekuat me oksigjen). Prandaj, kjo nënkupton se përveç protokolleve tjera që ndërlidhen me terapi simptomatike dhe barna antivirale potenciale pacientët duhet menduar për terapi selektuar antimikrobike (tani kryesisht indikohen pas konfirmimit të pneumonive te shkaktuara nga Covid-19) për trajtim dhe menaxhim adekuat e po ashtu jemi evident nga fakti se përdorimi probiotikëve në këtë situatë mbarë botën është enorm. Ndërsa përdorimi pa kontrolluar antibiotikëve, qoftë edhe paraprakisht dhe në këtë kohë nxit rezistencën e zhvilluar antimikrobike dhe mund të ju kushtoj me jetë pacientëve me Covid-19. “Pra ndër të tjerash kush e ka fatin të mbijetoj sot ndërlidhet shumë me atë se si është sjellur edhe ndaj parandalimit/trajtimit sëmundjeve dje”.
Referencat:
1. https://www.sciencedaily.com/releases/2020/03/200330110348.htm
2. https://osf.io/usztn/
3. https://onlinelibrary.wiley.com/doi/full/10.1111/imm.12760
4. https://iai.asm.org/content/82/2/587
5. https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC5454447/
6. https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/26151645/
7. https://cvi.asm.org/content/cdli/3/1/61.full.pdf
8. https://res.mdpi.com/d_attachment/jcm/jcm-09-00638/article_deploy/jcm-09-00638-v2.pdf
9. https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/29955219/
10. https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/27670109/
11. https://www.atsjournals.org/doi/full/10.1164/rccm.201702-0441OC?url_ver=Z39.88-200