Mund të jesh burri apo gruaja më inteligjente në botë, por nuk mund të mbijetosh në një klasë. Mësimdhënësit e mirë lindin si të tillë. Shkolla nuk të bën dot mësimdhënës të aftë. Sekreti i një mësuesi të mirë qëndron në aftësinë e tij për të gjetur dhe mbajtur tiparet e mëposhtme.
✿ DURIMI
Durimi nevojitet çdo ditë dhe në çdo mënyrë në çdo klasë, e cila është e mbushur me të rinj të cilët përdorin zgjuarsinë e tyre për të testuar durimin tuaj, në shumë mënyra. Çdo mësues që pretendon se fëmijët do të duan të ulen në heshtje dhe të dëgjojnë mësimin, gabon. Mos shkoni në klasa dhe mos jepni mësim nëse nuk jeni të armatosur me durim, edhe kur ju duket se askush nuk ju dëgjon. Duhet të jeni të durueshëm për të udhëhequr, me qëllimin për të gjetur mënyra të reja si ta fitoni vëmendjen e tyre.
✿ INSTIKTI PLUS
Mësimdhënësit e mirë kanë një instikt të gjashtë kur është fjala për fëmijët dhe u jep atyre aftësinë për t’i lexuar mendimet e tyre. Ata e dinë intuitivisht se pse fëmijët sillen në një mënyrë të caktuar dhe çfarë duhet të bëjnë ata për t’i ndihmuar. Mësuesit e dinë se cila është pika e fortë dhe pika e dobët e nxënësve të tyre. Secili fëmijë është unik dhe secili kërkon metoda unike. Mos shmangni asnjëherë kontaktin me sy, sepse është shumë i rëndësishëm. Gjatë kohës kur shpjegoni, shoqërojeni nxënësin me sy.
✿ MOTIVIMI I BRENDSHËM
Mësuesit e mirë janë me të vërtetë të vetëdijshëm se mësimi i tyre nuk do të sjellë bollëk, pasuri dhe respekt. Ata e kuptojnë se mësimi i tyre nuk ka gjasa të sjellë lavdërime. Ata mësojnë për shkak të nevojës së lindur të mësimdhënies. Frymëzimi që inkurajon mësimdhënien e mirë vjen nga dikush që ka lindur për të dhënë mësim. Motivimi i brendshëm do të shkëlqejë dhe prandaj mësuesit e mirë shpesh janë të njohur në shoqëri.
✿ DHEMBSHURIA
Çdo mësues duhet ta ketë pjesë të tij empatinë. Ata kujdesen për një fëmijë që sillet keq dhe e drejton atë në rrugën e drejtë. Kur fëmija të ketë sukses, ata të ndihen njësoj si prindërit e fëmijës, por gjithashtu e dinë se çfarë do të thotë dështimi për një fëmijë. Ata kurrë nuk i poshtërojnë fëmijët. Mësimdhënësit e mirë i shpëtojnë fëmijët çdo ditë, dhe kur dikush abuzohet dhe kur nuk kanë miq. Ata dinë të lidhen dhe të vendosin raporte të afërta me ta.
✿ VULLNETI DHE VENDOSMËRIA
Mësuesit e mirë kanë një vullnet të fortë që u thotë atyre çdo ditë: «Sot jam i vendosur të mësoj dhe do ta bëj më të mirën». Vendosmëria dhe forca e tyre do të bëjnë nxënësit që t’i respektojnë në çdo moment. Përkufizimi i një mësuesi të mirë është të dimë se si t’i motivojë fëmijët që të japin gjithçka. Që nga fillimi, ata i japin qartë njohuritë që presin nga secili nxënës në klasë. Rregullat dhe rutinat do të pasojnë në një mënyrë të strukturuar për t’i bërë fëmijët të ndihen të sigurt, pa humbur kreativitetin e tyre.
✿ FLEKSIBILITETI
Nuk ka asnjë mësues të mirë që bërtet. Mësuesit e mirë janë fleksibël. Ata e mbajnë të qetë ditën e tyre. Mësimdhënësit e mirë e dinë se çdo klasë e mbushur me mosha të reja ndonjëherë do të kthehet në një cirk, por çdo mësues i mirë mund të mbajë kontroll mbi klasën e tij. Urtësia vjen me përvojën.
✿ PËRFUNDIME
Nëse keni marrë kohë për të lexuar këtë artikull, ndoshta jeni një mësues i mirë. Nëse keni ndonjërin nga tiparet, ju pa dyshim jeni të tillë.
Faleminderit për gjithçka që bëni me durim!
Faleminderit që sakrifikoni për fëmijët!
Faleminderit për durimin që tregoni çdo ditë me ta!
Faleminderit mësuesve të mirë për profesionalizmin e tyre!
Mësimdhënësit e mirë nuk lindin çdo ditë dhe kur t’i takoni ata me mençuri thoni: “Faleminderit!”.
(Portali Shkollor)