Mësues të dobët, Nxënës të dobët, Shtet gjysmak

Një prind që punon në sektorin privat, punon 8 orë në ditë,6 ditë në javë (në shumicën e kompanive ndodhë kjo), pastaj ai prind mirret me detyra të fëmijëve edhe dy orë tjera në shtëpi, për shkak të ngarkesës dhe mos’sqarimit të duhur të mësimeve në shkollë.

Një mësues punon 4 orë në ditë, 5 ditë në javë, festat pushim, 2 muaj verë pushim, pushim vjeshtor, dimëror, pranveror, nuk është fare indikator kryesor në mësimdhënie, por ora shkon si shkon dhe hasim në 20 vjeçar që nuk dijnë as emrin e tyre ta shkruajnë pa gabime, kjo ndodhë vetëm në Kosovë.

Paga të dinjitetshme poooo ama duam cilësi në arsim, duam që nga dituria dhe puna juaj të dalin breza të artë që do shëndrisin vendin tonë.

Respekt për të gjithë mësimdhënësit e mirëfilltë, ata të cilët dhurojnë dashurinë, thjeshtësinë dhe thesarin e dijes tek nxënësit e tyre, pa kursyer aspak veten dhe profesionin e tyre shumë të çmuar.

Laureta Berisha Kosumi