Çfarë ndodhë me ushqimet dhe vlerat nutritive pas ngrohjes në mikrovalë?
A ka ndërlidhje në mes të mikrovalës dhe kancerit?!
Ushqimet nga mikrovala rrisin (pakësojnë) dëshirat për marrëdhënie seksuale?!
Cilat ushqime nuk guxojmë t’i fusim asnjëherë në mikrovale?
Nga Dr. Ismail Lutolli
Specialist Pediatër
Subspecialist Dietolog-Nutricionist
Përdorimi i mikrovalës ka sjellë “revolucion” në kuzhinë dhe në mundësinë e përgatitjes së lehtë dhe të shpejtë të gjërave ushqimore. Fillimi ishte mjaft premtues pasi e reduktonte kohën që një person duhej të kalonte në përgatitjen e ushqimit. Jo vetëm kaq, por në çdo pjesë të ditës dhe natës për pesë minuta gjithçka ishte e ngrohtë dhe gati për ngrënie. Ky entuziazëm ndryshoi me kalimin e viteve. Jo vetëm që ndryshoi por u ngritën pyetje të shumta për dëme shumë të mëdha të kësaj “mrekullie” të quajtur mikrovalë.
Më poshtë do i përmendim të gjitha dilemat apo dëmet mbi shëndetin, të kësaj pajisjeje:
- Furra me mikrovalë rrezaton ushqimin
Gjëja më e rëndësishme është të kuptojmë se furra me mikrovalë rrezaton. Furrat kanë një rrjetë metalike që duhet të mbrohen nga rrezatimi, por jo gjithmonë ndodhë kjo. Shumë studime kanë konfirmuar se jo gjithmonë kjo ndodhë sidomos nëse mikrovala është përdorur për disa vite. Por ajo që theksohet në disa studime të bëra, është fakti që mikrovalët nuk e jonizojnë rrezatimin dhe kështu nuk mund të shkaktojnë modifikime në ADN, ashtu si rrezatimet e tjera. Ngelet për tu vërtetuar në vitet në vazhdim.
Por, gjithsesi duhet patur parasysh se ekspozimi i tepërt në rrezatimin elektromagnetik mund të jetë i dëmshëm, ashtu siç është ekspozimi i tepër në rrezatimet e sistemit wi-fi, ose rrezatimin e celularëve.
- Mikrovala shkatërron apo pakëson në tërësi përmbajtjen vitaminoze të ushqimeve
Ne kemi nevojë për fruta dhe perime të freskëta, kështu që nëse mendoni se ato mund të ngrihen dhe pastaj të shkrihen në mikrovalë duke mbajtur të gjitha vitaminat – atëherë kjo nuk mund të ndodhë. Shumë vitamina janë të ndjeshme ndaj temperaturës. Temperatura e lartë, drita dhe oksigjeni pakësojnë përmbajtjen e vitaminave. Humbja maksimale e vitaminës është nga 50 deri 80 për qind. Vitamina C mund të shkatërrohen plotësisht nga ngrohja. Valët elektromagnetike shkaktojnë lëkundje te mëdha, veçanërisht në molekulat e ujit duke sjellë edhe shkatërrimet përkatëse. Kjo e bën jashtëzakonisht të dëmshme përdorimin e mikrovalës në këto raste.
- Kemi shpeshtim të sëmundjeve inflamatore
Si pasojë e përdorimit të mikrovalës tek ushqimet kemi largim te pjesës vitaminoze, të mineraleve edhe të antioksidantëve. Kjo do të sjellë deri te rënia e imunitetit dhe për pasojë kemi mundësinë më të madhe për sëmundje e proceseve inflamatore në organizëm.
- Përdorimi i shpeshtë i ushqimeve të përgatitura apo të ngrohura nga mikrovala shkakton ndryshime në pasqyrën e gjakut
Studimet tregojnë ndryshime në pasqyrën e gjakut, përfshirë uljen e numrit të qelizave të kuqe të gjakut, duke rritur qelizat e bardha të gjakut dhe kolesterolit në njerëz që hanë ushqim të përgatitur në një furrë me mikrovalë. E tërë kjo shkakton pakësim të furnizimit me oksigjen te organizmit dhe për pasojë edhe lodhje te theksuar.
- Pagjumësia, lodhja
Pëdorimi i mikrovales dhe qëndrimi për kohë më të gjatë afër mikrovalës, ka mundësi të mëdha që të jetë shkak që ju të mos bëni një gjumë të rehatshëm. Valët e emituara nga mikrovala bëjnë që organizmi të prodhojë më pak hormonin e gjumit “melatonin” dhe e tërë kjo të ketë ndikim direkt në procesin e gjumit.
- Sëmundjet malinje (karcinoma)
Në shumicën e rasteve ngrohja në mikrovalë behet në enët një përdorimeshe ose edhe në enët e plastifikuara. Ka shumë substanca kancerogjene në këto pjata që përdoren për përgatitur në furrë me mikrovalë. Këto enë në të cilat ushqimi përgatitet në nxehtësi çlirojnë substancën kancerogjene. Përveç kësaj, edhe vete ushqimi i dedikuar për gatim me mikrovalë, përmban kimikate që lirohen në procesin e përgatitjes në mikrovalë. Këto kimikate janë të lidhura me kancerin dhe të gjitha lirohen gjatë ngrohjes me mikrovalë. Në mënyrë të prerë ndalohet ngrohja e ushqimit në këto enë. Nëse veç keni vendosur për të ngrohur ushqimin, atëherë ngrohja të bëhet në enë qelqi ose porcelani por asnjëherë në enë plastike.
- Katarakt
Ka mendime që pretendojnë se të qëndruarit përpara mikrovalës shumë shpesh duke parë ushqimin, mund t’ju shkaktohen katarakte apo edhe probleme me shikimin. Kataraktet janë një nga shkaktarët kryesorë të problemeve me shikimin tek personat mbi moshën 40 vjeç. Ato janë gjithashtu shkaktari kryesor i verbërisë në të gjithë botën, së bashku me glaukomën.
- Ndikon në sistemin kardiovaskular
Një studim i kryer zbuloi prova që tregonin se frekuencat e mikrovalës ndikojnë në zemër duke shkaktuar ndryshim të rrahjeve të zemrës gjatë kohës së përdorimit të mikrovalës. Flitet gjithmonë nëse personi që përdor është në një afërsi të konsiderueshme me mikrovalën. Ajo monitoroi rrahjet e zemrës tek njerëzit.
- Pakësim i dëshirës për marrëdhënie seksuale
Eksperti Rick Hay shpjegon se nga kontejnerët plastikë që përdorim zakonisht për të ngrohur ushqimin në mikrovalë, mund të çlirohen toksina kancerogjene. Këto toksina kalojnë në ushqim dhe me anë të tij direkt në trup. Ata ushtrojnë forcë tek sistemi tretës dhe ai imunitar dhe mund të kenë pasoja të rënda tek fertiliteti, balancimi i hormoneve, tensioni i gjakut, shëndeti kardiovaskular, gjendja shpirtërore dhe dëshira për marrëdhënie seksuale. Sa më shumë ta përdorni mikrovalën, aq më të ekspozuar jeni ndaj këtyre substancave kimike të dëmshme. Pra, kemi pakësim të humorit të përgjithshem e madje edhe dëshirën seksuale.
- Palagaçet (kokicat) e mikrovalës shumë të dëmshme
Është një nga ushqimet që përdoret më së shumti, pothuajse në çdo takim dhe ndeja që zhvillohen. Është bërë traditë e çdo ceromenie ku grumbullohen të rinjtë por edhe familjet. Në të gjitha supermarketet keni palagaçe të paketuara të cilat përgatitën për ti përdorur duke i ngrohur direkt në mikrovale. Kimikalet, përfshirë acidin perfloroktanik (PFOA), në mbështjellësen e qeses është pjesë e një klase të kompozuar që mund të lidhet direkt me infertilitetin e njerëzve, thuhet në studimin e UCLA-së. Në testimet që janë bërë në kafshë, kimikalet shkaktojnë dëm në mëlçi, testikuj dhe kancerin e pankreasit. Studimet tregojnë që mikrovala shkakton kimikale gjatë avullimit – të cilat migrojnë në palagaçen (kokicat)tuaja.
“Ato qëndrojnë në trupin e juaj për vite derisa akumulojnë aty”, thotë Naidenko, gjë e cila tregon se pse hulumtuesit janë të shqetësuar me nivelin e njerëzve që kanë kancer një gjë që ata e kanë parë edhe tek kafshët në laborator.
Ushqimet që kurrë nuk duhet t’i ngrohni në mikrovalë:
- Frutat nuk duhet ngrohur asnjëherë në mikrovalë. Nëse i keni nxjerrë nga ngriresi lëreni të shkrihen ngadalë dhe i përdorni më vonë, por assesi të bëni ngrohjen e tyre.
- Brokoli, nëse e ngrohni i keni larguar të gjitha vlerat e saj.
- Mishi i ngrirë, mjaft i rrezikshëm nëse shkrihet në mikrovalë.
- Qumështi i gjirit, nuk guxon asnjëherë të ngrohet në mikrovalë.
- Zierja e vezëve, nuk guxon të bëhet në mikrovalë. 5. Përdorimi i specave të djegst 6. Nese pergadisni palagaçe (kokica -kokoshkat): bëjeni atë në një tigan. Për shije, ju mund t’i shtoni gjalpë të vërtetë apo erëza të stinës, shtresa të perimeve. Për ta bërë më organike përdorni vaj të arrave të kokosit.
Përmbledhje: Unë e kuptoj se shumë nga ju që po lexoni mund të keni menduar “po tani çfarë do të bëj pa mikrovalë, kur ma ka lehtësuar jetën prej se e kam. Unë e kuptoj se përdorimi ose jo është një zgjedhje personale, nuk ju them mos ta përdorni atë në asnjë mënyrë apo kurrë. Por, po ju them përdoreni shumë shumë rrallë, tre katër herë në vit mjafton dhe ju lutem mos i lejoni fëmijët ta përdorin asnjëherë. Mos harroni enët e përdorimit duhet të jenë nga qelqi ose porcelani dhe patjetër të rrumbullakëta. Asnjëherë për përgatitje ushqimi por shumë shumë rrallë vetëm për ngrohje, kur nuk keni asnjë zgjidhje tjetër. /Familjadheshendeti.com