Mirë se vini në shekullin e ri ku një frizere merr pagë ditore sa një mjeke që merr për një muaj!
Mirë se vini në një botë ku quhesh “zonjë e randë” për kostumin, parfumin, çantën dhe stilin para asaj zojës së mendjes!
Mirë së vini në një sistem jete ku më me më rëndësi është dasma, sytë vlerues të të tjerëve se sa lumturia bashkëshortore.
Mirë se vini në një shtet të varfër, ku pate-spate duhet me ja bë nuses ceremoninë si shoqet se e qesh fejsbuku, instagrami dhe statusi!
Mirë se vini në një botë të egër ku s’të pyet kush si e ke gjendjen, ku fjala kushton ndërsa buzëqeshjes së sinqertë i ka ra virusi.
Mirë se vini në ditë jetese të ngushta, me pak dashamirë dhe zemërgjërë.
Mirë se vini nuse të reja, ndër njerëz të vjetër, për të cilët duhet të luteni që të ju trajtojnë si bijat e tyre!
Emine Bajrami