Nga Agon Neziri – Veterinar
Skandali me mish tashmë ka marrë përmasa shqetësuese. Lopë të prera në mënyrë barbare, gjak, mbetje shtazore, madje edhe jashtëqitje mund të shihen në thertoret kosovare.
Deri më tani është raportuar mjaftueshëm për rrezikun nga importi, duke harruar dhe anashkaluar rrezikun nga tregu i brendshëm.
Mirëpo ekziston mundësia qe ti shmangemi kësaj dukurie dhe të jemi të informuar se çfarë mishi po konsumojmë. Kjo përmes konsumimit te mishit të lopës e rritur në kullota.
Mish i lopës i rritur në kullota ndryshon nga mish i lopës i rritur me ushqime të koncentruara dhe me ilaçe për rritje më të shpejtë.
Një studim i publikuar në “Nature Plants”,u përpoq të zbulonte përfitimet e bujqësisë organike kundrejt asaj tradicionale.
Studimet treguan:
1. Më miqësor me mjedisin;
2. Më pak mbetje të pesticideve;
3. Mundë të ofroj përfitime unike për ekosistemin.
Përfitimet shëndetësore të mishit të lopës të rritur në kullota:
1. Sasi të ulët të yndyrës totale.
2. Nivele të larta të beta-karotenit
3. Nivele të larta të vitaminës B1,B2 dhe E.
4. Sasi të lartë të mineraleve si kalcium, magnez dhe kalium, hekur etj.
5. Porcione të larta të Omega-3.
6. Sasi të larta të acidit linoleik të konjuguar(CLA ose CIS-9 ,Trans-11) lufton në mënyrë potencilae kancerin.
Ndërsa kualiteti i mishit të lopës që nuk ushqehet në kullotë:
Raportet e konsumatorëve shqyrtuan 300 mostra të mishit të lopës jo të rritur në kullota për të pare nëse ka gjurmë të 5 llojeve të baktereve që shkaktojnë sëmundje: Clostridium perfringens, Salmonella, Enterococcus, Staphilococcus aureus dhe E.Coli.
Gjithashtu ju nënshtruan testeve për të parë nëse bakteret në mish ishin rezistent ndaj antibiotikëve.
Rezultatet treguan:
Të gjithë mostrat treguan se përmbanin bakter (Enterococcus ose E.coli). Këto mund të qojnë në infeksione të gjakut ose të traktit urinar tek njerëzit.
20 për qind e mostrave përmbanin “Clostridium perfringens” që është përgjegjës për 1 milionë raste helmimi në SHBA.
10 për qind e mostrave përmbanin llojin “Staphilococcus aureus” i cili fatkeqësisht nuk mund të shkatërrohet as përmes gatimit./Familjadheshendeti.com