Munnir

Nga Qëndresa Zaimi Bojaxhiu

Sa e kthjellët nga lartësia
Nuk të bën ballë as vet errësira
Lëshon dritën e reflektuar si pëlhurë
Ashtu më thanë për ty…
Ndonëse bukurinë nuk ta pashë kurrë

Flokët si mëndafshi, valë valë
Të të përshkruaj nuk e gjej të duhurën fjalë
Vetullën si kometa që shqyen qiellin
Të sheshuar me sfida të jetës e ke ballin
Sytë si kokrrat e rrushit
Vijat e fytyrës të theksuara si rruga e lumit
Të mbushura i ke ato mollëza në faqe
Duken si kodra në sipërfaqe
Hundën si pika e shiut në majen e gjethes
Buzët e buta si fleta e trëndafilit
Të tilla duken si shkëndija e xhevahirit
Lëkura yte e ndritshme
Si rrezja e parë e Diellit
Si gjethja e qershisë, e rrëshqitëshme
Zëri yt, melodi e ninullës
E këtillë është bukuria e Hënës /Familjadheshendeti.com