- Largoje telefonin gjatë kohës sa je me ta.
- Hesht gjatë kohës sa ata flasin.
- Gjithmonë dëgjoji ata me vëmendjen më të madhe, qoftë edhe atëherë kur ata përsërisin të njëjtat fjalë.
- Ndërsa ata flasin, shikoji me respekt dhe përulësi.
- Gjithmonë lavdëroji ata.
- Përkujdesu që gjithmonë t’u sjellësh lajme të mira.
- Mos ju sjell lajme që do t’i mërzisin dhe pikëllojnë ata.
- Lavdëroji dhe respektoji miqtë dhe personat e dashur për ta.
- Gjithmonë përmendi të arriturat dhe sukseset e tyre.
- Mos përmend ndonjë të kaluar të tyre të dhembshme.
- Mos i ndërprit ndërsa ata flasin.
- Merri parasysh moshën e tyre dhe mos lejo që fëmijët tuaj t’i shqetësojnë ata.
- Mos u bërtit fëmijëve tuaj, respektivisht nipave dhe mbesave të tyre para tyre.
- Pranoni këshillat dhe sugjerimet e tyre.
- Jepuani fjalën kryesore në çdo ndejë.
- Mos ecni para tyre.
- Mos filloni të hani para tyre.
- Mos i shikoni ata me sy të vrazhdë.
- Mos tregoni para tyre shenja të lodhjes as zemërimit.
- Mos qeshni me ta nëse gabojnë diç.
- Shërbeni ata para se të kërkojnë ndonjë shërbim prej jush.
- Nëse nuk jeton me ta, vizitoji ata sa më shpesh që është e mundur.
- Zgjidh fjalët më të bukura gjatë kohës sa flet me ta.
- Thirri me emrat më përkëdhelës dhe më të dashur.
- Jepu përparësi para çdo gjëje dhe para çdokujt tjetër.
- Mos harro t’ua puthësh dorën dhe ballin ose kokën sa herë t’i takosh.
- Sa herë të ndahesh prej tyre, thuaju se i do shumë dhe kërko falje nëse ke gabuar diç ndaj tyre.
Përgatiti: Jeton Zenuni dhe Ismail Lutolli /Familjadheshendeti