N’datëlindjen tane Nanë, urime kudo qofsh: n’dimensionin e dillit, dashnisë e dritës

Shkruan: Donjeta H. Elshani

E kam menue shumë herë me të shkru nji letër, me të folë e me te kallxue për kit jetë pa ty.
Kurrë nuk kam mrri, kurrë nuk kam mujtë.
Sod asht` ditëlindja jote, sod unë kam vendosë mas kaq shumë vjete me e festu.

Kam nisë kit letër me e shkrue shumë ma herët, po tuj t`shkru qeshtu, gjithë e kam mendu që kam me u pajtu me ikjen tane, e kurrë nuk kam mujtë.

Asht varra ma e ranë që kurrë s`ka me mejtë. Nuk e di qysh shkon atje naltë, athue a feston edhe Ti sod?

Thojnë që në dimensionin tjetër asht` shumë ma mirë se ktu, thojnë që asht paqe, që asht veç verë, e ka shumë lule. I ke dashtë shumë lulet, e sa here qelke pranvera, n`mes dhimtës thojshe, edhe nji pranverë erdh e unë s`e pashë.

Thojnë që atje s’ka dhimtë, qashtu po due me besu, bile atje je e lirë prej tyne. Kur ti m`ike pa m`dhanë as lamtumirën nuk pata mujtë me kajtë qaq sa ka pasë dhimtë shpirti jem i vogël, gjithçka u kanë e zymtë edhe e ftoftë prej asaj dite nandori.

Nji kohë të gjatë jam ndi fajtore sa herë kam ndi fllad lumtunie n`shpirtin tem, sa here kam keshë n`mes t`asaj keshme jam ndi vetën n`faj, mu ka dokë që po mëkoj n`çdo fllad që ka hy n`shpirtin tem.

Sa gabim e kam pasë, ti krejt çka ke dashtë asht` kanë mem pa tuj keshë, gjithë je mundue mem ba të lumtun.

Sod dij me keshë pa u ndi fajtore, di me u gëzu se e di që kudo kofsh je tuj keshë bashkë me mu. M`kujtohet mirë ajo ditë kur ti ke shku, e ndij edhe sod trishtimin e ftohtësinë, shpirti jem mërdhinë prej asaj dite. Nji kohë t`gjatë jam zhytë në depresion të randë. Për mos me i lanë menimeve vend, kam lanë zanin e televizorit e t`radios gjithë natën veç me ba zhurmë, e mos mem lanë me mendu. Nuk jam msu pa ty, nuk kam me mujtë me u msu kurrë.

N`sa e sa raste t`kam lypë oh bre sa shumë, veç me kanë me mu bashkë. T’kam kërku çdo kund, kam pa dur si t’tuat, flokë si t’tuat, po s’janë kanë tuat, veç jam çmall pak.

T`kam thirrë sa e sa herë, po ma nuk m`je përgjigj, zani yt i amël m`ka lanë përgjithmonë. S’kam pa derë të qelun pa ty. Rrugës do njerz që ti ke besu që kanë me kanë aty, nuk janë kanë kurrë. Po unë jam msu me falë, jo për tjertë po për veti.

N`qet rrugë ka pasë njerz që ma përpara kanë ardhë me e kqyrë se a asht` e “pastër” banesa se sa me dijtë a jam mire unë.

T`njejtës rrugë Nanë, kam takue njerz që shpirti i tyne asht veç i mbusht me mirësi e dashni njerzore, njerz që kurrë hiq nuk kam me mujt me i falenderue mjaftushëm. Sod jam ka du me e festu datëlindjen tane, po due me festue me kangët e tua ma t`dashtuna, e me t`kujtu tuj keshë. T’kujtoj çdo ditë, tutna që kam me të harru ftyrën tane engjëllore, tutna që nji ditë s’kam me mujtë me të pa kur i msheli sytë. Ama, kurrë nuk e besoj, ti je n’zemren tem, gjithë ki me kanë

M`ke msu veç për t`mirën e t`drejtën. Qashtu je kanë e mirë e e çiltër, me shpirtin ma të bardhë, ke dijtë me dashtë pa hile. Mem falë nanë, ama nji kohë t`gjatë i jam idhnue jetës, nji kohë t`gjatë inati m`asht mbjellë në shpirtin tem. Pse ti ? Pse shpirti yt i mirë me pas kaq shumë dhimtë ? Pse asht jeta qekaq padrejtë ? Ku të kam ? Qaq e mirë, e ambël, e dashtun, a ka njeri si ti n’këtë tokë ? Tash krejt të kuptoj, mem falë aman që ma heret nuk kam dijtë, që nuk të kam kuptu, që s’e kam kuptu botën e egër që na ka rrethu, që s’kam dijtë me të thanë, të kuptoj.

Kurrë nuk më ke msu me urrejt e as me gjyku kand, gjithë je munu me e kuptu çdo natyrë njerzore, ke dijtë me falë se ke dashtë shumë. Falë teje jam kjo që jam. E di që gjithë e ke dijtë, ama e kam vazhdu rrugën tane në fakultet, me shpresën që kam me luftu me çdo forcë temen për ata që zanin jau kanë nalë.

N’datëlindjen tane, urime kudo qofsh. N’dimensionin e dillit, dashnisë e dritës. Nuk të harron kurrë fëmiu yt i vetëm, krenare që të pata, engjulli jem. /veriu.info/
/Familjadheshendeti.com