Ndërveprimet mes barnave dhe ushqimeve

Nga Mr.ph Laureta Berisha Kosumi – Farmaciste

Gjatë punës sime si farmaciste, pyetja më e shpeshtë që më bëhet nga ana e pacientëve është se a duhet të merret bari i caktuar para apo pas ushqimit, them të drejtën askush nuk pyet rreth ndonjë efekti anësor, apo nëse bari i caktuar ndër vepron me ndonjë ushqim të caktuar që mund të qojë në rritje të efektit, ulje të tij apo të degradohet bari i caktuar kur merret me ushqime të caktuara.
Efekti i barit te një person mund të jetë i ndryshëm nga ai që pritet, sepse bari i caktuar mund të ndër veprojë me ndonjë bari tjetër, ushqime, pije, suplemente etj.

Ndërveprimi i barit ndodhë kur një substancë ndikon në aktivitetin e një bari, duke quar në rënie, rritje apo dhënie të një efekti të ri të barit.

Disa barëra kur përdoren me ushqime të caktuara apo alkool, mund të qojnë në dështimin e terapisë e deri në ndryshime serioze për shëndetin e pacientit.

Më poshtë do të cekim disa nga ndërveprimet mes barit dhe ushqimit dhe rrezikshmërisë që mund të përcillet me anë të kombinimeve të caktuara.

Çfarë mund të bëjë organizmit marrja e barit me ushqimin?!

Mund të:

– Pengoj veprimin e duhur të barit;

– Të shkaktojë ndonjë efekt të ri anësor;

– Të ndryshojë mënyrën se si organizimi ynë përpunon ushqimin e caktuar që kemi marrë.

A ka rëndësi nëse marr barin me stomakun plot apo bosh?!

Shumë barna mund të veprojnë më mirë, më keq, më ngadalë apo më shpejtë në qoftë se i merrni me stomakun plot apo bosh. Po ashtu, disa barna mund të acarojnë stomakun, ky acarim ulet nëse ka ushqim në stomak.

Lëngjet e frutave sidomos grejpfrutit, kanë ndërveprim të lartë pothuajse me të gjitha llojet e barnave, duke ndikuar në aftësitë e mëlçisë për të përpunuar barin.

Sa është e rrezikshme marrja e barit me alkool?!

Kur bari i caktuar merret me alkool, ndryshon funksionimi i tij kur:

e gëlltitini barin me alkool apo pini alkool pasi keni marrë barin, duke quar në shfaqjen e shumë efekteve anësore, shpeshherë edhe vdekjeprurëse!

A mund të merren antihistaminikët me ushqim?

Antihistaminikët si: loratadina, cetirizina, chlorpheniramina, levocetirizina etj, që trajtojnë simptomat e caktuara të ftohjes dhe alergjive si teshtimë, rrjedhje hundësh, zënie hundësh, kruarje e syve etj, është e këshillueshme të mirren në stomak bosh, pasiqë rrisin efektivitetin e tyre.

Assesi të përdoren me alkool, pasi që rritë veprimin qetësues të tyre!

Analgjetikët dhe antipiretikët, pas ushqimit çdoherë apo?

Analgjetikët dhe antipiretikët të cilët lehtësojnë dhimbjet dhe temperaturën, mund të ndër veprojnë me ushqime të caktuara andaj :

Acetaminofen ( paracetamoli ), duhet të merret në stomak bosh, pasi që ushqimi mund të ngadalësojë thithjen e tij në organizëm.

Acetaminopheni ose paracetamoli, mund të shkaktojë dëme të mëdha në mëlqi nëse mirret me alkoolin!

Barnat antiinflamatore jotsterioide NSAID

Si: aspirina, ibubrofeni, diclofenaku ketoprofeni, naproxeni etj, shkaktojnë acarime në stomak, andaj duhet të merren pas ushqimit!

Asesi të mirren me alkool, pasiqë mund të shkaktojnë gjakderdhje në stomak !

Barnat që ulin yndyrën në gjak, reagojnë me ushqimin apo?

Barna të tilla si: atorvastatina, simvastatina, rosuvastatatina etj, nëse merren me ushqim, mund të rrisin rrezikun e efekteve të padëshiruara, duke ulur thithjen e barit, andaj barna të tilla merren një orë pas ushqimit!

Barnat antidepresive si inhibitorët e monoaminoksidazës (MAO) ndër veprojnë apo jo me ushqime?!

Barna të tilla mund të ndërveprojnë me ushqime që përmbajnë tiraminë (djathi, bananet, kosi), pasi që janë të afta për të shkaktuar kriza hipertensive!

Antibiotiket dhe ushqimi se bashku apo?

Marrja e antibiotikëve me ushqim, mund të ndikojë në efektivitetin e tyre. Duhet shmangur marrjen e produkteve të qumështit, të cilat janë të pasura me kalcium dhe magnesium dhe antibiotikëve, pasiqë mund të formojnë komplekse të patretshme mes vete dhe të pengojnë thithjen e barit.
Fluokinolonet si ciprofloxacina, levofloxacina etj, formojnë komplekse të patretshme me jonet metalike, duke shkaktuar rënie të veprimit të barit. Marrja e azitromicinës me ushqim, ulë në 43% veprimin e saj. Tetraciklinat duhet të merren 1 orë para ose 2 orë pas ushqimit dhe assesi të merren me qumësht, pasi që formojnë komplekse të patretshme dhe pengojnë thithjen e barit.

Bronkodilatatorët dhe ushqimi!

Bronkodilatatorët si: teofilina, aminofilina etj, nëse merren me ushqime që përmbajnë yndyra, rritet veprimi i tyre, ndërsa kur mirren me karbohidrate, mund të ulet veprimi i tyre. Duhet shmangur marrjen e këtyre barnave me ushqime dhe pije që përmbajnë kafeinë (çokollata, cola, kafja, qaji), pasi që rritet rreziku i toksicitetit të barit.

Antianemikët me ushqim?

Marrja e prodhimeve të qumështit dhe produkteve tjera që përmbajnë kalcium si: brokoli, salmoni, bajamet etj, me barnat që përdoren kundër anemisë duhet evituar, për shkak se ulin përthithjen e hekurit në organizëm. Prandaj, marrja e këtyre produkteve duhet të bëhet një orë para ose 2 orë pas ushqimit!

Antidiabetikët para, pas apo gjatë ushqimit?!

Antidiabetikët si glimepiridi, duhet të merret në mëngjes para ushqimit, për të siguruar veprimin më efikas të barit. Ndërsa metformina, duhet të merret menjëherë me ushqim, pasi që pengon thithjen e karbohidrateve.

Përfundim:

Ndërveprimet mes barit dhe ushqimit, mund të japin efekte negative në sigurinë dhe efikasitetin e barit, duke marrë parasysh gjendjen ushqyese të pacientit. Në përgjithësi këto ndërveprime duhet të shmangen për shkak të mundësisë së rezultateve të dobëta dhe të papritura në ndikimin e barit. Prania e ushqimit në traktin tretës, mund të zvogëlojë absorbimin e barit. Shumë herë ndërveprime të tilla mund të shmangen, duke marrë barin orë para ose dy orë pas ngrënies!/Familjadheshendeti.com