Nga Adelina Pjetra
Psikologe Klinike & Psikoterapiste BWRT dhe EMDR
Ekzistojnë shumë pikëpamje në lidhje me mendimin nëse është OK të goditen fëmijët. Disa prindër besojnë se një shuplakë nuk shkakton asnjë dëm, sepse ka ndodhur dhe me ata në të kaluarën dhe ja kanë dalë shumë mirë.
Megjithatë, hulumtimet që janë zhvilluar në mbi 30 vende që e ndalojnë të ndëshkimin fizik ndaj fëmijëve na tregojnë një histori tjetër.
Shumë studime na tregojnë se fëmijët që goditen:
- mund të ndryshojnë sjelljen për momentin, por me shumë mundësi do ta përsërisin atë pasi ata kanë mësuar vetëm se çfarë të mos bëjnë, në vend që të mësohen se çfarë pritet nga ata
- mësojnë të mos bëjnë veprimin në praninë e të rriturve, në vend që të mësojnë të mos e bëjnë fare.
- ata mund të mësojnë të tregojnë gënjeshtra, mashtrojnë apo fajësojnë të tjerët për të mos u goditur
- mund të kenë ndjenja të forta të zemërimit, padrejtësisë dhe lëndimit dhe të harrojnë arsyet e dënimit
- mund të bëhen të tërhequr, ankthiozë ose në depresion
- mund të bëhen agresivë me fëmijët e tjerë, rebelë në adoleshencë ose të përdorin dhunën në moshë të rritur
E goditura e fëmijëve mund të inkurajojë bullizmin pasi u mëson fëmijëve se është OK t’i godasësh të tjerët kur je më i madh dhe më i fortë, kur je i zemëruar ose për të marrë atë që dëshiron.
E goditura gjithashtu mund të ndikojë në vetëvlerësimin e një fëmije, duke i bërë ata të ndihen të turpëruar dhe të nënçmuar.
Një shuplakë mund të të orientojë drejt më shumë ,ose shuplakave më të rënda në vazhdim, nëse një prind fillon të mendojë se shuplaka e parë nuk funksionoi .
Prindërit e stresuar mund të humbasin kontrollin dhe në mënyrë aksidentale mund të lëndojnë , plagosin fëmijën e tyre.
Dënimi fizik i një fëmije mund të thyejë besimin dhe respektin dhe nuk i ndihmon ata të mësojnë sjelljen që prindërit dëshirojnë
Çfarë thonë ligjet ?
Ligji thotë se ndëshkimi fizik i ashpër ose i tepruar i fëmijëve është i paligjshëm dhe konsiderohet si abuzim i fëmijëve (Mbrojtja e Fëmijëve Act 1993).
Kur një i rritur godet ose sulmon një të rritur tjetër është kundër ligjit. Kjo vlen për partnerët, njerëzit në punë ose të rriturit e tjerë (Konsolidimi i ligjit penal Act 1935).
Pse atëherë është OK të goditen fëmijët , që janë shumë më të vegjël dhe të pa fuqishëm? /Familjadheshendeti.com