NDOTJA E TOKËS DHE USHQIMIT

Nga: Florina Lladrovci – Mastër i Ekologjisë

Ndotja e tokës bëhet nga mbeturinat e ngurta dhe te lëngshme te cilat kanë prejardhje nga tjerrtoret, industria e konzerveve, mensave, tregtia, transporti, minierat, fabrikat, amvisritë etj.
Kësaj ndotje i kontribojnë edhe ndotësit e ajrit: pluhuri dhe hiri të cilët kur bien në tokë aty ku koncentrimi është më i madh toka në ato vende bëhet jo pjellore (joproduktive).
Ndotës tjetër te tokës janë edhe materiet kimike pesticidet te cilat përdorën për shkatrrimin e barojave të kqija, shtazëve të dëmshme, këpurdhave në bujqësi dhe plehu artificial.

Nga atmosfera izotopet radioaktive arrijnë në sipërfaqen e tokës të cilat lirohen për shkak të dëmtimëve të reaktorëve në elektranat nukleare, eksplodimi i bombave atomike dhe nga mineralet e uranit dhe plumbit.
Materiet radioaktive arrijnë në drithëra, pemë, perime dhe ushqimet tjera bimore te cilat shfrytëzohen si ushqim i shtazëve pastaj deponohen në qumësht dhe mish permes te cilave kalojnë në organe dhe inde te njeriut. Nga pemët dhe perimet nëse rriten në vendet ku i ekspozohen ndotjes atëherë materiet e dëmshme i marrim drejtpërdrejtë, andaj kujdes ku merrni pemë, perime, produket te qumështit dhe mishit.

DISA KËSHILLA PËR NËNAT

Fëmijëve në periudhën e rritjës dhe zhvillimit përgaditni ushqim te shëndoshë nga bimët dhe kafshët që nuk ia janë nënshtruar ndotjës.

Mos i zieni ushqimet e përpunuara nga konzervat, aditivet dhe emulgatorët.

Mos praktikoni që ti ushqeni fëmijet me frutat që më parë janë ngrirë te cilat kanë qenë te sperkatura me pesticide dhe plehëra artificiale me qëllim që te jenë me te mëdha dhe me te skuqura.

Të ushqyerit e drejtë

Prodhoni ushqimet në mënyrën e vjetër tradicionale, bimët rritni pa përdorur plehëra artificiale dhe pesticide mos sperkatni arat me qëllim te eleminimit te barojave, por herrni ose prashitni.
Drithrat dhe pemët rritni duke përdorur plehun e kafshëve dhe humusin pyjorë.
Ndaj dëmtuesve në bujqësi përdorni metodat natyrore te shkatrrimit duke përdorur bimët insekticide dhe fungicide.
Ushqimin paketojeni në ambalazh qelqi, druri dhe parceloni. Ushqimit mos i shtoni konzervans, aditiv dhe ngjyrë atrificiale. /Familjadheshendeti.com