Nga Qëndresa Z. Bojaxhiu
Ja sa e madhe që është
Pikon nga shiu në vjeshtë
Kur e zë dimri,me acarin e vet e përqafon
Çatin e saj me dëborë veç sa nuk e rrënon
Por veç ta shihje në buzën e pranëverës
Kur behari i troket derës
Kaq shumë lule e kaq shumë gjallëri
Edhe dashuria bie në dashuri
Prej lules në lule bletët fluturojnë
Ndërsa fluturat në harmoni vallëzojnë
Gjinkallat thurin vargje ditë e natë
Xixëllonjat njëra pas tjetrës bëjnë varg
Vera kur vie,
Bëhet shumë ngrohët,
Haha, dhe hija kërkon hije
Era kur fryen,
Drunjtë nga e majta në të djathtë
Njëri-tjetrit ua përcjellin fjalët
Cicërima e zogjëve aq larg jehon
Stinët,njëra-tjetrën e pason
Ja kështu e dua kasollen time
Të vockël e plot modesti
Edhe nëse stinët godasin njëra pas tjetrës
Durimin dhe fjalën e mirë e dua si parim të vetëvetes
Buzëqeshjen dhe fjalën e mirë kurrë mos e nënçmoni
Ju ndoshta nuk e dini
Por kështu kasollet e të tjerëve në pallate ua shëndrroni
Ruajini kasollet tuaja me xhelozi
Aman larg urrejtjes, e dhuroni më shumë dashuri. /Familjadheshendeti.com