Nga Fjolla Spanca

Ne nji vend ku djali rritet si mret/ princ/ pasha do a s’do, gruaja ka me qene veç nji ‘copeze mishi’ ose nji sherbetore qe i ploteson krejt nevojat e tij …

Ne nji vend ku asht marre me fol e me i msu fmijte se Dashnija s’ka kufi n’gjini e Ditunia asht e shenjte; ka me qene gjithe e hidhun jeta …

Ne nji vend ku Nanat i msojne Djemte e tyne me Fluturue; e pastaj me i shkelun çikat e huaja; s’asht çudi kur keto t’fundit dhunohen sistematikisht …

Ne nji vend ku arritja ma e madhe asht paraja, telefoni ose kerri/ makina e shtrenjte; aty ku Instagrami ta dikton jeten dhe ku duhesh me u ly – ngjy per me ra n’sy: nuk ka forte shprese per neser!

Aty ku grate e ulin kryet dhe e lshojne dijen; ka me pase vend per krejt t’kqijat … aty ku grate detyrohen me u fut n’doren e t’forteve s’kane me çelun pranverat …

Atje ku burrat shesin mend se ‘pika ma e nalte me moral e nder asht motra’ e ka perthekue e zeza oxhakun e konakut!

Fjolla Spanca
Mitrovicë,
2019