Nëna

Kur një nënë thotë se “ është lodhur” tashmë, nuk don të thotë se do të jetë e pa kujdesshëme ndaj fëmijëve sikurse më nuk ekzistojnë.

Kur dëgjon një nënë të bërtasë, nuk do të thotë që ajo thjesht bërtet ashtu. Ajo ndoshta kishte folur të paktën 300 herë me një ton normal më parë.

Kur një nënë thotë se dëshiron pak kohë vetëm. Nuk do të thotë se i vjen keq që është nënë dhe se mëmësia është një gabim në jetën e saj.

Kur një nënë thotë se ka nevojë për ndihmë për të bërë gjërat që duhen bërë, nuk do thotë se është e paaftë, por se i duhet vetëm ndihmë.

Kur hyni në shtëpinë e një nëne dhe përballesh me çorganizimin që mbretëron në atë moment, nuk do të thotë që kjo shtëpi është e çorganizuar çdo ditë.

Kur një nënë thotë se do të donte të dilte me mikeshat e saj, nuk do të thotë të qenit një “zonjë e lirë / jo nënë” dhe që sillet sikur nuk ka përgjegjësi.

Mos shpik të pavërteta për të gjykuar dikë, e lëre më një grua që heq dorë nga jeta çdo ditë, në çdo kohë, për të jetuar jetën e një qenieje tjetër që ajo e di se është shumë më e rëndësishme se ajo.

Nuk ka asnjë qenie njerëzore në botë që mund të heqë dorë dhe të japë aq shumë sa nëna!

Ato meritojnë më shumë mirëkuptim dhe më pak gjykim.

Përktheu Flakron Sylejmani