Nëna i ngjason lules

Ajo të pret në përqafim krahëhapur, ashtu siç pret lulja dritën duke hapur petalet e saj.

Ajo të jep aromë, aromën e nënës, ashtu siç lëshon lulja aromën e saj kudo ku rritet.
Ajo lëviz me hapa të lehtë, ashtu siç lëviz lehtazi lulja kur e fryn era.
Ajo nuk thyhet, pavarësisht problemeve, ashtu siç nuk thyhet as lulja, pavarësisht stuhisë.
Ajo jep ngjyra, paqe dhe harmoni kudo ku shkel.

Çdo nënë është një lule, e ashtu si lulja, ajo duhet të ujitet, të duhet dhe të trajtohet me përkujdesje.

Është një lule së cilës i duhet dhënë dashuri kur është me ne dhe duhet nderuar kur nuk jeton më.

Secilës lule këtu dhe aty jashtë,
GËZUAR!
Klodi.S