Shami t’bardhen moj gjyshe ku e ke
Flokët e arta që i mbuloje me të
Shpirtin tënd e pasqyroje
E e zeza s’të ngjan fare.
Mos u vesh zi moj nanë e gjyshe
Mos e njëllos veten me tesha ziu
Mos ja mbush djalit varrin me lotë vajtimi
Mos ja the amanetin atij fatziu.
Për liri nanë t’shkoj djali
Andaj nanë e motra zi mos mbani
Liria ngjyrë t’bardhë ka e mos ja njëllosni
E përlyer me ngjyrë gjaku është, mos harroni.
As toka gjakun e dëshmorit nuk e pin
Se e din qe gjaku i kësaj toke është
Edhe varri është më i butë për të
Kur e din që dëshmorë të rënë po fut në të.
-Florian Morina