Një nga vetitë më të dhimbshme dhe më dramatike të qenjes njerëzore është kur dikush që ka qenë viktimë e dikujt, po mori vetëm pakëz pushtet fillon e bëhet dhunues ndaj të tjerëve më të dobët që ndajnë të njëjtin fat të keq me të.
Një grua e keqtrajtuar dhe e nënçmuar dikur, që fillon e nënçmon gruan e djalit.
Një baba i keqtrajtuar dikur, që fillon e keqtrajton fëmijët e tij.
Një punëtor i nënçmuar dikur, që nënçmon vartësit e tij.
Një profesor që e kanë përçmuar dikur në studime, që fillon e i përçmon studentët e tij, etj.
Të tregohesh agresiv me të tjerët, vetëm sepse dikur ishe viktimë e agresivitetit të dikujt, nuk duhet të të bëjë të mendosh se po çlirohesh dhe po fuqizohesh.
Të marrësh hak, gjithmonë ka pasoja negative, pavarësisht kënaqësisë së momentit.
Por të tentosh të marrësh hak tek të tjerët e pafajshëm, për të keqen që të ka bërë dikush, kjo quhet ligësi.❤️?
Hafize Elshani