Kur të lindësh një bijë,
je i bekuar me të pakushtëzuarën dashuri!
Me këpucët e tua ajo rrëzohet e nisë me ecë,
e me të vetat do ikë shpejtë, gjetkë!
Me krahët që ti ia dhuron,
ajo do ikë drejt diellit, lart do të fluturon!
Satelit i zemrës sate është një bijë,
edhe kur ti mendon se ajo ikën nga ti!
Rrugës së thepisur kur kufijtë i kalon,
nyjë të lidhur në zemër mallin për ty bartë, gjithmonë!
Në kulmet e dëshpërimit e të gëzimit, sytë e tu ajo kërkon,
mendimi për ty, edhe kur s’je më, shpirtin i qeton!
Sa herë ajo humb busollën rrugës pa hënë,
fjala e urtësia jote është ylli i saj polar!
Netëve të dimrit me acar, të kesh një bijë,
s’do të mbetesh kurrë i varfër e në vetmi!
Në oqeanin më të trazuar, një bijë,
të ngulur mbanë spirancën e dashurisë në zëmër, për ty!
Teuta Haxhimusa-Çerkini, 6 gusht 2018/www.familjadheshëndeti.com