Njohja e vlerave të PH-së

 

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

 

Njohja e vlerave të PH-së për një mjedis ka rëndësi të madhe. Shumë reaksione kimike zhvillohen në një PH të caktuar.
Vlera e PH-së është shumë e rëndësishme edhe për zhvillimin e shumë proceseve biokimike që ndodhin në organizmin e njeriut por edhe në natyrë.
Shumë lëngje në organizëm kanë PH të caktuar si p.sh:
Lëngu i lukthit ka PH të fortë acidike 1-1.5
Pështyma ka PH 6.9
Kurse gjaku PH 6.3.

 

Ushqimi jo i rregullt mund të shkaktojë qrregullimin e ekuilibrit acido-bazik në organizmin e njeriut përkatësisht të çoj në rritjen e aciditeti. Për shkakë të kësaj vjen deri te dobësimi i imunitetit të organizmit në përgjithësi dhe paraqitja e shumë sëmundjeve, si gastrisi, osteoporoza, rritja e shtypjes së gjakut.
Për tu neutralizuar teprica e acidit në organizëm duhet gjatë ushqimit të përfshihen më shumë substanca bazike të cilat më shumë i gjejmë në pemë dhe perime./Familjadheshendeti.com