Nuk ka si 🍒 në verë. Ato fillojnë dhe piqen në vendin tonë në maj deri në korrik në varësi të zonave të ndryshme. Shumica prej nesh i konsumojnë shumë 🍒 pasi janë shumë të shijshme. Por për pos faktit se janë të ëmbla, 🍒 kanë edhe vlera kurative që ju ndoshta nuk i dinit.
Është vërtetuar shkencërisht se përdorimi i 🍒 ndihmon në parandalimin e artrititi urik (gihtit).
🍒 ndihmojnë në uljen e niveleve të acidit urik në serum dhe në zvogëlimin e inflamacionit.
Pra, çfarëdo mënyre se si të konsumoni 🍒 për sa kohë që keni ngrënë sasinë e duhur të saj, do të merrni lehtësimin e dëshiruar të artritit urik.
🍒 mund të përdoren më së miri si lehtësues për dhimbjet e osteoartritit. Mund t’i konsumoni në formën e frutit ose si lëng. Gjatë një eksperimenti të kryer tek 20 gra të moshës 40-70 vjeç që vuanin nga osteoartriti, hulumtuesit shkencorë zbuluan se konsumimi i lëngut të thartë të qershive dy herë në ditë për tri javë ndihmoi në pakësimin e disa shënjuesve të rëndësishëm të inflamacionit, sidomos për pacientët të cilët kishin nivelet më të larta të inflamacionit në fillim të studimit. Lëngu i qershive sigurisht parandalon edhe efektet anësore të shumë ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve.
Shumë njerëz ankohen se kanë probleme me gjumin. Qoftë nga stresi i tepërt, çrregullimet e hormoneve, truri i ngarkuar apo jetesa e pashëndetshme, ata përfundojnë duke u rrotulluar gjatë gjithë natës në shtrat, në përpjekje për të fjetur. Gjatë një studimi, pjesëmarrësit që konsumuan 30 ml lëng 🍒 pas zgjimit dhe 30 minuta para vaktit të darkës, pësuan rritje të dozës me metatoninë me 85mcg/ditë.
Dr. Besim A. Demolli mjek Reumatolog