E nëse ndahet, nuk ka qenë kurrë e lidhur.
Ditën kur vajza del nga dera e shtëpisë së vet, e që e tillë do të mbesë gjithmonë, ajo e lë veç derën e shkon…
Nuk del edhe nga zemra e babait të vet, si gëzim i parë i tij,
Nuk del as nga shpirti i nanës së vet, si trëndafil i syve të saj,
Ajo del nga dera, po jo nga nana e baba.
Sa e mirë është ajo lidhja vajzë-prindër.
Mezi presin të takohen, e kur rrijnë bashkë numërojnë minutat…
I mbaj në mend fjalët e babit tim:
- “Më kanë mbet edhe tri zemra në shtëpi, po zemra e parë më mungon çdo ditë…”
E po bindem sa më shumë se prindi aq fëmijë sa ka, aq zemra ka.
E zemra e parë kur u shkon, mundohet çdo sekondë ta kapërcejë para syve të tyre.
*E shkrova me lot në sy teksa po mallëngjehesha me fjalët e babit tim mbrëmë teksa flisnim me videokamerë.
I kishte blerë mbesës së tij një fustan aq të bukur, ashtu siç na kishte blerë neve gjithmonë, e pasi e falenderova, më tha: “Hajt se kur t’ia veshësh ma qon mallin tënd.”
Eh vajza për prindër.
Lum ata që e dojnë, e nuk e humbasin kurrë, edhe kur ajo del nga shtëpia…♥️
Endrina Shutrak Lokaj