Komplekset
Në psikanalizë komplekset janë përmbajtja e vetëdijes, kryesisht emocionale, e shtypur e cila çon në një gjendje anormale të mendjes.
A jemi të prirur të përdorim terme që ngjasojnë në komplekse, a jemi kompleksiv, a gjykojmë gabueshëm nën ndërgjegjen tonë, e cila çon në një gjendje anormale?
Çdo here kur përdorim thashethëme jemi kompleksiv, kur ankohemi me njëri tjetrin jemi kompleksiv, pothuajse në çdo bisedë pak a shumë jemi kompleksiv.
Shpesh herë kur dëshirojmë t’i tregojmë dikujt se është më inferior se ne, përmes një zhgënjimi në pavetëdije ne i tregojmë se nuk ka bërë veprim të mirë. Çdo herë gjejmë një justifikim kur jemi kompleksiv, bëjmë një vetëvlerësim të lidhur me ndonjë ndodhi ose veprim.
Kur jemi kompleksiv, kemi bindjen se të gjithë janë më pak të vlefshëm se sa ne (kompleksi i inferioritetit), kjo na shtyn që ne vazhdimisht të bëhemi më të mire nga ajo që jemi, kur kemi gjelozi patologjike (kompleksi i edipit), bëjmë gjykime paranoike, sepse dua dhe mundem të gjykoj dikë që ka bërë një veprim që nuk na përshtatet ne ose masës. Imazhi që ne i krijojmë vetes kur jemi kompleksiv, ndihemi humbës, të paaftë për ate që bëjmë (kompleksi i inferioritetit), por kemi dhe kompleksin kur ne ndihemi superior (lavdata të pa baza rreth vetës).
Napoleon Bonoparta ka pasur kompleksin e gjatësisë, çdo herë i është dukur vetja i shkurtë, Adleri komplekset e inferioritetit në fëmijëri etj.
Ne çdo herë i krahasojmë vlerat tona me të tjerët, sepse kompleksi nuk na lejon të vazhdojmë vetë pa gjykuar dikë për inferioritet. Njerëzit kompleksiv largohen shpesh nga situatat dominante, krahasuar me ata që ndihen më superior. E gjithë kjo vjen si pasojë e trusnisë dhe kërkesave të shumta në fëmijëri nga rrethi ku jemi rritur dhe zhvilluar. Komplekset bllokojnë jetën tonë të përditshme , sa më pak kompleksiv që të jeshë, do të jeshë më i pranuar në rrethin ku jeton dhe funksionon.
Nuk duhet ruajtur forcen e epërsisë përmes komplekseve.
Mr.sc Nexhmie Beshiri
Psikologe klinike/Psikoterapiste