Kemi dëgjuar shpesh për blerje të tepërta, pa ndonjë nevojë të veqantë dhe pa ndonjë arsye, por nuk e kemi menduar si mani dhe çrregullim i cili ndikon në funksionimin shoqëror dhe rezulton në probleme financiare.
Çka është Oniomania?
Fillimisht të njohim domethënjen e fjalës oniomani: Fjalë greke, onios-për shitje dhe mani –pandërprerje, çmenduri. Personat e preokupuar me këtë lloj sjellje e kaluar në mani të ndikuar nga impulse, çdo herë kanë nevojë për të blerë diçka, dëshira e tyre është çdo herë e përsëritur. Janë bërë studime të ndryshme se pse njerëzit janë të dhënë pas blerjeve. Me 1924 Emel Kraeplin dhe Bleuler Kraeplin argumentuan se në zonën e trurit që është përgjegjëse për mendimet, një pjesë e trurit menaxhon ndjenjën e bukur gjatë blerjes, veprimi i blerjes sjellë në vete një lehtësim, por në anën tjetër pas pak kohe të bënë të ndihesh në siklet. Një lloj i tillë çrregullimi është i përhapur në shumë vende të botës. Nuk ka ndonjë kufizim se kush sa duhet të blej, por në momentin që kalojmë përtej kufizimeve dhe ndihemi të qetë, të disponuar, të relaksuar vetëm pas blerjeve të shumta, atëherë duhet të mendojmë se diçka nuk është në rregull me ne, është një mani e cila duhet të shërohet në mënyrë graduale. Të bësh një ditë shpërblyese për veten, të disponosh veten dhe të menjanosh brengat për pak kohë nuk është keq, por të mbidozosh gjendjen tënde shpirtërore me blerje të tepërta kjo të sjellë më shumë dëm sesa dobi, mendon se shëron ankthin përmes blerjeve, pastaj stresin, mërzinë etj. Ky nuk është shërim, ky është një çrregullim i cili sa më herët të shërohet, më herët do të jetë në dobi të shëndetit mendor dhe material.
Vizitat në dyqane të ndryshme janë sindroma e tërheqjes, është instikti ai që nganjëherë në pavetëdije të nxitë të bësh blerje të tepërta. Faktorët mund të jenë biologjik, psikologjik dhe social. Por, pse ndodhë Oniomania?
– Nëse një fëmijë ka marrëdhënie të këqija me prind, ose vetëm me njërin prej tyre, ai do të përpiqet të gjejë mbështetjen tek blerjet e tepërta;
– Kur duam të ndjehemi të veqant;
– Vetëvlersimi i ulët dhe vetëbesimi i ulët rrisin dëshirën për blerje të vazhdueshme;
– Çrregullimet të ndryshme, si p.sh. personat që kanë ankth, obsesione, çrregullime psikosomatike, gjendjet depressive; – Paknaqësit me dukjen;
– Fëmijët që marin dhurata të mëdha nga prindët , në moshën madhore kanë predisopzita për blerje të tepruara;
– Fëmijët që kanë përjetuar neglizhenc në familje ose shoqëri, janë të prirur për Oniomani;
– Personat që shprehin dëshirë për perfeksionizëm, tërheqje të vëmendjes etj.
Blerjet bëhen ‘shërim’ i shpirtit që nuk zgjat më shumë se deri hargjohen parat, pastaj fillon e njejta shprehi, duke u penduar, duke menduar ndryshe (unë nuk hargjoj më), por ndodhë e njejta, blerjet vazhdojnë. Koha moderne e blerjeve, çrregullim i cili nuk është lehtë të tejkalohet pa konsulta me ndonjë profesionist. Varësia e blerjeve është e njejtë me alkoolizmin dhe varësit tjera.
Si të shpëtojmë nga blerjet e tepërta të kohës moderne?
– Bisedoni me të afërmit, para se të bëni blerje;
– Para se të shkoni për blerje, mendoni sa keni nevojë për ato blerje;
– Mos e lejoni nënndërgjegjjen të manipuloj me blerjet;
– Largoni kredit kartelat;
– Injoroni blerjet e panevojshme;
– Mos shikoni revista mode;
– Mos shikoni portale të cilat ju nxisin në blerje online;
– Mendoni sa gjëra keni blerë dhe nuk i përdorni fare;
Nga ky lloj çrregullimi mund të shkatërrohen raportet familjare dhe sociale, prandaj provoni të mos ndjekni rrugën e hargjimeve të tepërta të kohës moderne.
Mr.sc Nexhmie Beshiri
Psikologe klinike/Psikoterapiste