ORIZ ME PERIME

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Çfarëdo qofshin përbërësit që keni zgjedhur për ta gatuar, orizi ngelet gjithmonë një pjatë e shpejtë dhe e shijshme, i kombinuar me perime e përbënë një vakt të plotë ushqimi për fëmijën tuaj.
Orizi integral është i përbërë nga 12% ujë, 7% proteina dhe 69.2% karbohidrate, gjithashtu sheqerna, fibra ushyese dhe lipide;
Nga mineralet përmban hekur, natrium, kalium, fosfor, selen, mangan dhe zink.
Te orizi janë të pranishme disa vitamina të grupit B (B1, B2, B3, B6 dhe B5), vitamina E, vitamina K dhe J.
Orizi jep 370 kalori në 100 gramë të produktit.
Nga aminoacidet, të paranishme janë alanina, arginina, cistina, acidi glutamik, acidi aspartik, valini, triptofani, leucina, lizina, glicina, serina dhe tirosina.

Kësaj radhe e provuam me karrotë dhe kungulleshkë.

Përbërësit;
100 gram oriz integral;
250 ml ujë të nxehtë;
1/2 karrotë;
1/2 kungulleshë;
1 lugë vaj rapsi (vaj bebesh);

Përgatitja
1.Në një tigan në zjarr mesatar hidhni vajin dhe karrotën pastaj shtoni orizin integral.
2.Trazojini mirë për 3-4 min. Shtoni ujin, kungulleshkën dhe shumë pak majdangoz të bluar sa majet e gishtave të bebit.
3. Qiteni ujin dhe lëreni orizin derisa ta pijë tërësisht ujin. Më pas e hiqni nga zjarri dhe e shërbeni të vakët.

I bëftë mirë bebit. /Familjadheshendeti.com