Nga Dr. Fidan S. Berisha – Reumatolog
Shumica e ekspertëve nuk e preferojnë konsumimin e alkoolit tek personat që kanë osteoartrit. Pirja e alkoolit, sidomos e birrës, mund të kontribuojë në përkeqësimin e artritit (osteoartritit) për shkak të niveleve të larta purine në produktet alkoolike që ndodhen në treg!
Për më tepër, shumica e medikamenteve (ilaqeve), të cilat përdoren për artrit kurrë nuk duhet të përzihen me alkoolin sepse ai ndërvepron me efektivitetin e medikamenteve (ilaqeve) dhe mund të jetë mjaft me rrezikë.
Largoni
Ushqimet të cilat njerëzit me osteoartriti duhet që ti shmangin, poashtu ndodhin të jenë ushqime që bejnë pjesë ne një dietë të pasur kalorike me yndyrna dhe karbohidrate!!!
Me kufizimin e këtyre ushqimeve njerzit me osteoartrit mund të përfitojnë në dy mënyra.
1️⃣Së pari, ulin nivelet e inflamacionit në trupin e tyre.
2️⃣Së dyti, mund t’ju ndihmojë që të humbni pak peshë.
Edhe humbja shumë e vogël e peshës mund të ndikoj në përmirësimin e sinptomave të përkeqësuara të artritit.
Bisedoni me Reumatologun tuaj për mënyrën se si dieta juaj mund të ndikojë në simptomat e artritit! /Familjadheshendet.com