Pa titull…

Nga Entela Hidri

Ne qindra kristale
Bera kompromis me veten
E gati ia shita shpirtin merzise
Per nje pikez ikje

Ne qindra copeza qiejsh
Dita te fluturoj enderrimthi
E mbi toke pervec se u capita
S’dita te eci ndryshe dot.

Mund te rritesh
Por cakun e femijeris pa e takuar
E burrerohesh por
Ende stolisur me mencuri s’je

Loti i perket shpirtit
Po aq sa buzeqeshja
Andaj kur te iki shpirti
Botes do ia fal te dyja

Mesnate e vone.. /Familjadheshendeti.com