Pamjet, fjalët, shprehjet, grimasat, toni i zërit, që fëmijët dëgjojnë brenda mureve të shtëpive, janë ndër ndërtuesit themelorë të një karakteri të mirë/jo të mirë në të ardhmen, të një karakteri vizionar/jovizionar, e në veçanti të një qenie NJERI/JO NJERI në shoqëri!
Andaj, të ndërtojmë shtëpi të këndshme për fëmijët tanë, shtëpi të ngrohta, ti mësojmë të duan dhe të mos duan gjërat e caktuara, por këtë ta bëjmë jo me fjalë, jo me leksione të recituara, por me shembuj konkret të jetës dhe përditshmërisë sonë, sepse ne si prindër jemi “ekrani” kryesorë ku marrin “lajmet” dhe ato i zbatojnë në jetën reale.
Mos ti mësojmë fëmijët tanë me paraqitjet e lumturisë në rrjetet sociale, me paraqitjen e gjërave personale vetëm sa për tu dukur dhe “pëlqyer” nga të tjerët, sepse këso forme ndërtojmë breza që nuk do i ndjejnë dhe nuk do i shijojnë gjërat e bukura, gjërat personale, por vetëm do i bëjnë sa për të dukur dhe sa për tu duartrokitur.
Të jetojmë lumturinë pa pasur nevojë ta reklamojmë dhe të ndërtojmë familje e shëndoshë- fëmijë të shëndoshë dhe shoqëri e shëndoshë dhe vend të dëshiruar për të jetuar dhe zhvilluar!
Laureta Berisha Kosumi