Nga Besiana Kajtazaj

Para se me ik, uluni në nji qoshe e vajtojeni çdo pikë djerse që e keni derdh në këtë vend.
Vajtojeni çdo pikë gjaku të atyre që dhanë jetë, e u bënë “kurban” i kësaj toke.
Ç’malluni me çdo gjë që ju rrethon.
Shijojeni bukën, ujin edhe ajrin e ndotur që na ka mbyt çdo ditë ngapak.
Vajtojeni shtëpin, rrugët, rinin!

Para se me ik, sigurohuni me u’a mallku çdo taksë, votë, e çdo fije besimi qe u’a keni jap atyre qe sot po u perzënë prej pragut t’juj.
Mallkoni ata që u’a kanë shkel andrrat e u’a kanë “rjep” shpresat!
Besa mallkoni edhe trupin tuaj që e ka duru çdo maltretim psiqik e fizik prej pushtetit!

E dini edhe ju, s’po shkoni në parajsë. Por të paktën pasardhësve tuaj u sigurohet arsimi, shëndetësia dhe çdo e drejtë njerëzore.
Këtu gjithçka jemi, njerëz jo!
Këtu as unë as ti s’kemi vlerë, t’paktën jo për ata qe u’a kemi besu gjënë më t’shtrenjtë, atdheun.

Para se me ik, lirojeni vetën nga çdo helm që u’a kanë injektuar në trup 20 vitet e fundit.

Ps; Ik, por mos harro me u kthy se “ askujt nuk i shkon kungulli mbi ujë gjithmonë “ e as këtyre.

Besiana Kajtazaj
Prill,2019 /www.familjadheshëndeti.com