Pasi vdiqe:
të qajnë,
të lavdërojnë,
u mungon aq shumë,
përmallohen,
të përmendin për t’mirë,
e nëse zgjohesh ti dëgjosh, habitesh a vërtetë për ty e kanë fjalën!
Sa je gjallë:
Të injorojnë,
të përbuzin,
s’ta dinë vlerën,
u dhemb goja për një fjalë të mirë,
të përgojojnë,
për ndonjë pikëllim e mërzi vrapojnë te këmbët tua se u vie aq keq, e nëse je gëzuar me ndonjë gëzim dhe arritje, s’ta hapin derën!
Sa keq nëse pas mungesës sime, kur më zemra ime nuk rrah, buza ime nuk buzëqesh, gjith i falin dashuri trupit tim që ska më kurëfar vlere!
Emine Bajrami