PATATE E ËMBËL, BAMJE DHE BIZELE

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Kjo recetë preferohet për fëmijë mbi 10 muaj pasi që bamjet testohen pas muajit të 10’të.

Kjo gjellë përmbanë proteinave dhe karbohidrateve, është e pasur me fibra, magnez, hekur, flavonoide, antioksidantë, kalium, zink. Sigurojnë nivele të larta të vitaminës A, vitaminës B (B1, B2, B6) dhe vitaminë C, K. Poashtu përmbanë edhe acidit folik omega-3 acide yndyrore.

Koha e përgatitjes 20 minuta.

Përbërësit:
Bamje;
Patate e ëmbël;
Bizele
Vaj Rapsi

Përgatitja:
Bamjet pastrohen dhe kullohen duke u prerë bishtin në formë konike.
Patatja e ëmbël pritet në rrathë.

Në një enë me pak vaj rapsi (vaj bebesh) qesim pataten e ëmbët, fergohet derisa te zbuten rreth 2-3 min duke i shtuar gradualisht pak ujë. Shtojmë bamjet.
Vazhdojme zierjen e tyre dhe për 7 minuta. Pastaj shtojm edhe bizelet dhe i ziejm edhe për 5 min tjera. Bizelet nuk duhet ti zieni shumë, pasi nxehtësia e gatimit ua largon vitaminat e shumta që kanë
Të gjitha së bashku i ziejmë pra derisa vërejmë se perimet tanimë janë zbutur mjaftueshëm.
Ndalim temperaturën, mbulojmë enën dhe lëmë edhe për pak minuta.
Nuk i kemi blu në blinder sepse kemi fillu me copa por mund edhe të bluhen sipas nevojës së bebit.
Nuk përmban krip pasi që është ushqim për bebe nën 1 vjet. /Familjadheshendeti.com