Patate e ëmbël, kungulleshkë dhe kinoa

Recetë 8+

Kjo pure ka të gjitha aminoacidet esenciale, përmban ekuilibrin e duhur të proteinave dhe karbohidrateve, është e pasur me fibra, magnez, hekur, flavonoide, antioksidantë, kalium, zink, vitamina A dhe E, si dhe ka nivel të ulët të yndyrës dhe plotësisht pa gluten.

Ashtu si drithërat e tjerë, kinoa është absolutisht e shkëlqyer e kombinuar me pemë ose perime duke marrë një profil të proteinave me një vlerë shumë të ngjashme me atë të mishit.

Përgatitja:

1 patate e ëmbël

1 kungulleshkë

1/2 filxhan kinoa

Kinoa para se të përgatitet preferohet fillimisht të qëndrojë më një enë me ujë. Pastaj e vendosim në një tenxhere dhe i lëmë të vlojnë për rreth 15-20 minuta. Sasia e ujit qitet e dyfishuar nga ajo e kinoas.

Unë kam përdor gjysmë filxhani kinoa dhe 1 gotë ujë (sasi më të madhe të ujit sepse edhe patatja duhet të zihet).

Kinoan dhe pataten e ëmbël i kam vendos njëkohësisht të zihen për rreth 15 min.

Në 7 min e fundit e kam shtuar kungulleshkën.

Pasi të ftohet masa bluhet në blinder.

Pas bluarjes i shtohet vaj ulliri ose vaj rapsi.

I bëftë mirë bebit.

Përgatiti: Blerta F. Kryeziu/FamiljadheShëndeti