Për ty VËLLAU IM 💙
Lindur rritur në një shpi’
Miqtë më të mirë unë dhe ti!
Qeshur,qarë gjithmonë bashkë
Grindu,mërzitu për një ashkë!
S’di sa herë pa dasht’ t’kam vrarë
E bashkë me ty kam nis kam qarë!
Aq shumë bashkë kemi qesh
Dhe rrobat e tua shpesh kam vesh!
Çdo qindarkë e kurseja
Atë që ti doje, të ta bleja!
Në sëmundje e vështirsi
Ndjeja dhembje njejtë si ti!
E kur në lagje të ngacmonin
Gjithë frikë e inatë më shikonin!
Se e dinin se me vrap nxitoja
E prej të gjithëve, ty të mbroja!
Njejtë si nëna për ty kam dhemshuri
Si atëherë, edhe tani!
Dashuri pa kushte, me shpirt e pastëri
Është ajo që kemi unë e ti!
Të dua shumë habibi im, VËLLAU IM.♥️♥️♥️
Eni Kodra