Edhe pse frutat e papajës janë të njohura, shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për përfitimet shëndetësore të tyre. Sipas studimeve gjethet papaja përmbajnë phytonutrient që përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe kanë antioksidantë të fuqishëm.
Gjethet e papajit përmbajnë alkaloide dhe disa komponime fenolike. Ato përmirësojnë tretjen e proteinave në trupin tuaj dhe janë përdorur shpesh për të trajtuar problemet e tretjes dhe ënjtjes.
Nga ana tjetër një alkaloid i quajtur carpaine ka veti kemo-preventive që ndihmon pacientët me kancer.
Përfitimet shëndetësore të gjetheve të papajës janë këto:
Mbron zemrën nga shumë sëmundje
Konsumimi i rregullt i papajas parandalon arteriosklerozën. Është burim i shkëlqyer i vitaminave A,C dhe E, të gjitha këto antioksidantë të shkëlqyer.
Këto tre ushqyes ndihmojnë në parandalimin e oksidimit të kolesterolit, i cili është një nga shkaktarët kryesor të sulmeve në zemër dhe tru. Pastaja papaja gjithashtu është një burim i pasur me fibra të cilat ndihmojnë uljen e nivelit të kolesterolit.
Përmirëson tretjen
Shuma e lartë e enzimës ndihmon në tretjen e ushqimit dhe përmirëson procesin e tretjes.
Nga ana tjetër ndihmon në funskionimin e duhur të lëvizjeve të zorrëve dhe ndihmon në parandalimin e kapsllëkut. Përveç kësaj sasia e lartë e folateve, beta-karotene dhe vitamina C, dhe E ecila gjenden në papaja, ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.
Për më tepër farat e papajas ju ndihmojnë të eliminoni krimbat dhe parazitët e zorrëve sepse janë të pasura me enzima proteolike.
Mbron sytë
Papaja është e mirë për sytë tuaj. Përmban karetenoide, lutein e që ju mbrojnë nga drita e kaltër e energjisë e cila mund ta dëmtojë retinën tuaj.
Përgatiti: Venera Sylejmani Ahmedi /FamiljadheShëndeti