PËRSE DISA TË RINJË PËRDORIN DROGË, E DISA TË TJERË JO?

Nga Gentiana Kuqi Tishukaj – Psikologe Klinike

Shumë shpesh kemi hasur në këtë pyetje dhe vazhdon të parashtrohet pothuajse cdo ditë. Eshtë një pyetje me shumë përgjigje dhe hipoteza të ndryshme që ngrisin personat që kanë një familjarë një shok/shoqe ose edhe që vetëm shohin dikë duke kaluar andej pari dhe shfaq shenja të dukshme të abuzimit me droga.
Mirëpo është më rëndësi të sqarohet se ashtu sikur sëmundjet e tjera, ndjeshmëria ndaj abuzimit me droga dallon nga personi në person, dhe asnjë faktor i vetëm nuk e përcakton nëse një përson do të përdorë drogë ose jo. Në mëyrë të përgjithshme, sa më shumë faktorë të rrezikut që ka një person aqë më shumë rriten gjasat që ai të filloj të përdor droga.
Shumë faktorë janë identifikuar si ndihmues në dallimin e atyre fëmijëve që kanë më shumë gjasa të abuzojnë me droga, nga ata më pak të mbrojtur ndaj abuzimit me droga.
Të sqarojmë cilët janë faktorët e rrezikut dhe ata mbrojtës.
Faktorët që ndërlidhen me potencialin më të madh të abuzimit me droga quhen faktorët e rrezikut, ndërsa ata që ndërlidhen me uljen e potencialit për abuzim i quajmë faktorët mbrojtës. Duhet të cekim që shumë fëmijë edhe pse janë në rrezik për abuzim nuk fillojnë të përdorin droga ose të bëhen të varur. Po ashtu, një faktoë rreziku për një fëmijë mund të mos jetë për tjetrin.

Faktoret e rrezikut janë:

1. Sjellje agresive në fëmjëri
2. Mungesa e kujdesit prindëror
3. Aftësi të dobëta të ndërveprimit social
4. Qasja e lehtë tek drogat
5. Mungesa e njohurive mbi dëmet dhe pasojat që mund t’i sjell përdorimi i drogës.

Ndërsa, disa nga faktorët mbrojtës janë:

1. Rregullim i mire emocional
2. Monitorim prindëror dhe mbështetje emocionale
3. Lidhje pozitive me familjarët dhe bashkëmoshatarët
4. Programe të parandalimit dhe intervenimit të hershëm në familje, shkollë dhe komunitet.
5. Inforimim i drejtë dhe i saktë për pasojat që mund të sjellë përdorimi i drogës.

Disa faktorë të rrezikut mund të jenë të fuqishëm, por nuk influencojnë abuzimin me droga, përvec nëse një fëmijë i ka predispozitat e caktuara. Le të marrim shembull një fëmijë që është rritur në një ambient familjar ku gjatë procesit të tij të rritjes dhe zhvillimit ai ka parë anëtarë të caktuar të familjës duke abuzuar me droga dhe duke i vuajtur pasojat e përdorimit të tyre. A mendoni që patjetër edhe ai do të fillojë përdorimin? Përgjigjja është jo domosdoshmërisht ai fëmijë do të fillojë përdorimin e drogës. Studimet e ndryshme dhe praktika jonë klinike tregon që nëse ai fëmijë ka një shoqëri të mirë dhe programe të mirëfillta parandalimi në shkollë, gjasat që ai të fillojë të përdor droga ulën shumë.

Si të kuptojmë sa më herët faktoret e rrezikut tek një fëmijë?

Për shembull, rreziqe të tilla si sjellje agresive dhe jashtë kontrollit mund ti vërejmë qysh në fëmijërinë e hershme. Nësë kjo sjellje nuk adresohet me veprime pozitive nga ana e prindërve, atëherë kjo sjellje mund të cojë në rreziqe shtesë kur fëmija hynë në shkollë. Sjellja agresive mund të cojë në refuzim nga bashkëmoshatarët, ndëshkim nga mësuesit dhe dështim akademik në shkollë.
Përsëri nësë këta faktorë nuk adresohen nëpërmjet sjelljeve parandaluese mund të vënë një fëmijë në rrezik për të filluar përdorimin e drogës dhe duke bërë sjellje të tilla si p.sh., ikja nga orët e mësimit dhe shoqërimi me bashkëmoshatar që përdorin drogë, ikja nga shkolla, vozitja nën ndikimin e substancave dhe sjellje tjera të rrezikshme të pa menduara mirë dhe të pa monitoruara nga prindërit ose mësimëdhënsit.
Si përfundim mund të themi se të rëndësishme janë ndërhyrjet të cilat duhet të ndodhin sa më heret gjatë zhvillimit të fëmijës duke forcur faktorët mbrojtës dhe duke ulur ata të rrezikut, para se një sjellje të zhvillohet. Nësë një fëmijë i është ekspozuar faktorëve të rrezikut qysh në moshë shumë të vogël, duke vonuar ndrëhyrjen deri në adoloshencë, ka shumë gjasa që të ketë më shumë vështirësi që t’i kaloj rreziqet, sepse në adoloshencë qëndrimet e fëmijeve janë formuar dhe jo lehtë ndryshohen. Andaj një qëllim i rëndësishëm i parandalimit është që të ndryshojë ekuilibrin midis rrezikut dhe faktorëve mbrojtës në mënyrë që faktorët mbrojtës të tejkalojnë faktorët e rrezikut. /Familjadheshendeti.com