Kur nuk e kuptoj faturën e sigurimit e thërras nënën.
Kur dikush thotë diçka të keqe për mua unë e thërras nënën.
Kur kam nevojë për këshilla se si të kujdesem për fëmijët e mi e thërras nënën.
Kur kam nevojë për dikë që të më thotë se jeta është e bukur e thërras nënën.
Kur kam një pyetje se si të gjindem në kohë të veshtirë çdo herë e thërras nënën.
Kur zemra ime rëndohet e thërras nënën.
Kur kam nevojë për udhëzime se si të bëj ushqim e thërras nënën.
Kur kam nevojë të dëgjoj të vërtetën e vështirë e thërras nënën.
Kur jam e mërzitur e thërras nënën.
Kur kam një gëzim personi i parë që telefonoj është nëna.
Për të parë se çfarë mendon ajo, për të dëgjuar se çfarë do të bënte, ose thjesht për t’u ngushëlluar nga zëri i saj gjithmonë e thërras nënën ashtu me lehtësohet jeta.
Ajo mund të mos i ketë të gjitha përgjigjet, por ndonjëherë nuk kam nevojë për përgjigjet e saj thjesht zëri i saj është vet pergjigjja.
Ndonjëherë kam nevojë vetëm për nënën time.
Kështu që unë e thërras.
Shpresoj që fëmijët e mi të bëjnë të njëjtën gjë me mua.
Shkruar: Kelli Bachara