PJELLA E MIRË E PJELLËS SË KEQE

Ky rasti mbremë,
Një nënë vetushqyese,
Një nënë depresive,
Me katër jetima,
Të moshave e gjinive të ndryshme!

Të gjithë të pashpresë,
Se,
U braktisën!
Nga një baba,
I cili lejoi që “emocioni” të e mbipeshojë “mëshirën”!

Një baba,
I cili ua ktheu atyre shpinën!

Se,
Gjeti!
Një grua më të bukur se sa nëna e tyre!
Një grua më fidake!
Një grua më të pasur (materialisht)!
Një grua atje jasht!
Një grua me letra!

Sepse,
Prap!

Emocioni i tij,
Më i rëndësishëm se sa,
Emocioni i tyne!
Pritshmënitë e tyne!
E ardhmja e tyne!
Ëndrrat e tyne!

Çdo t’lumën ditë themi!
MALLKUAR QOFSH BABA!

Mbase,
Emocioni yt qee më i ransishëm!
Se sa emocioni i jonë!

A thua vallë,
Allahu e tha kot?!

“Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni PREHJE tek ato dhe në mes jush krijoi DASHURI dhe MËSHIRË!
Në këtë ka argumente për njerëzit që MENDOJNË.”
Kur’an (30:21), Kaptina Romakët, shenja 21!

Prandaj,
Babë!

Kur fytyra e nënës të rrudhet,
Kur floket të bien me grushta,
Kur shpina të shtamohet,
Kur trupi të deformohet,
Kur gjiri, të cilin e shijova aq fort, të kacavirret!

Do të ketë gra më të bukura,
Do të ketë gra më të reja,
E ndoshta edhe më të pasuna materialisht!

Baba,
Do të ketë gra me trup shtatçetine!
Me gojë si kuti,
Me dhembë si inxhi!
Me su si kokrra e qershisë!

Por nana jonë osht MBRETNESHA!
Fronin e të cilës do të duhej ta mbronim!
Ndërsa ATO janë mercenare baba!

Mëshira është emocion universal!
Dashuria është emocion universal!
Epshi është ndjenjë momentale!
Mbi të gjitha,
Baba!
Zoti të begatoi me mendje!

Andaj,
Baba!
Epshi s’guxon të tejkalojë arsyen (mendjen)!
Epshi s’guxon të tejkalojë mëshirën!
Epshi s’guxon të tejkalojë dashurinë ndaj pjellës tate!

Sepse,
Ne, pjella jote – baba – vlejmë!

Sepse,
Ne pjella jote – baba – s’jemi veç numër!
NE KEMI IDENTITET!
NE KEMI EMËR!

Për kto arsye,
Baba!
Bëhu BLETË!
Dhe jo MARIMANGË!
Nora Huseinovic Veliu