Pure mangoje me pjeshkë

Mango përpos si e vetme mund të kombinohet me pemë të tjera ose me kos shtëpie.
Mango mund të përzihet me banane, avokado, pjeshkë, patate të ëmbël si edhe pjepër.

Përbërësit për këtë recetë:

1 pjeshkë

1/4 mango

Përgatitja:

1. Lajeni dhe pastrojeni mirë mangon. Largojini bërthamën dhe lëvoren.

  1. Bluajeni mangon duke i shtuar pak ujë bebesh derisa të fitohet forma e puresë.
  2. Pastaj shtoni pjeshkën dhe bluajeni përsëri përzierjen derisa të jeni të kënaqur me masën e fituar.

Përgatiti: Blerta F. Kryeziu/FamiljadheShëndeti