Receta ideale për shtim të energjisë

Dr. Ismail Lutolli, subspecialist dietolog-nutricionist

Smoothie: hurma, banane, mollë dhe mjaltë                                                                                         

‘Dita e mirë shihet në mëngjes’ andaj niseni ditën mbarë me një “smoothie” me hurma. banane, mollë dhe mjaltë. E shpejtë, e shijshme dhe e shëndetshme për t’u “furnizuar” me energji organizmin për fillimin e një dite të re. E mira është të përgatitet dhe të konsumohet në çast. Është një përzierje ideale për të shtuar energjinë tuaj dhe për të përgaditur organizmin për një ditë plot pune e obligime. Mjaftojnë për një fillim të mbarë të ditës, e për një organizën energjik deri në mbrëmje. 

Përbërësit:

  • 5 copë hurma 
  • 1 banane 
  • 1 mollë  
  • 1 lugë mjaltë  
  • 1,5  gota qumësht

Përgatitja:

1. I largoni thelbat nga hurmat, i prisni në copa të vogla dhe i vendosni në blender.

2. E qëroni bananen dhe prisni në copa të vogla dhe e hudhni në blender.

3. E qëroni mollën dhe e prisni në copa të vogla e e hudhni në blender

4. E merrni një lugë mjaltë dhe e hudhni mbi përgaditjen.

5. Pasi i keni kaluar të gjitha (hurmat, bananen e mollën, mjaltën ) në një blender duke shtuar 1,5 gota me qumësht (ose jogurt).

6. Vazhdoni bluarjen për 1-2 min derisa të merr formën të  njëtrajtshme.

Koha e përgatitjes është 5 minuta.

Përdorimi: e përshtatshme për të gjitha moshat (edhe për fëmijë + 2 vjec).

Mjaft e vlefshme dhe me ndikim të shprehur tek nenat gjidhenese .
Mund të përdoret edhe tek personat me imunitet të ulur dhe ata që merren me aktivitete sportive, para ushtrimeve.
Mund të ruhet ne frigorifer për disa orë deri në përdorimin e plotë. Më së miri të përdoret mënjeherë pas përgaditjes.

Dobitë shëndetësore:

Hurma: konsiderohet si „thesarë„ i shëndetit duke pasur vlera të larta shëndetësore dhe këshillohen të përdoren shumë në çdo orar të ditësh, por sidomos në mëngjes.                             

Përmbajnë kalcium, hekur, magnez, sodium, squfur, klor, vitaminat A, B1, B2 dhe D, përveç glukozës së lehtë dhe të thjeshtë në përbërje.
Hurmat kanë  një  rol të rëndësishëm në funksionimin e një sërë proceseve enzimatike – metabolikeve  në organizëm.
Përmisojnë dhe lehtësojnë punën e traktit tretës, përmirësojnë punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut, ndikojnë në zbutjen e stresit forcojnë qendrat e trurit, lehtësojnë marramendjen, lufton vëngërinë e syve dhe plogështinë, pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin. Janë burim i madh i energjisë që i duhet një organizmi. Hurmat janë burim i shkëlqyer i hekurit. Rreth 100 gram hurma përmbajnë rreth 0,90 mg hekur, që është rreth 11 për qind të sasisë së nevojshme ditore.

Banana: kanë vlera të larta kalorike, duke i bërë ato një burim të shkëlqyer energjie. Është mirë ta fillojmë ditën me të por patjetër të kombinuar edhe me pë rbërës tjerë. Ka rol të  rëndësishëm në një sërë procesesh metabolike në organizëm. Bananet janë te pasur ne kalium, vitaminë C, vitaminë A, kompleksin e vitaminave B magnez. Bananet përmbajnë një përbërs që quhet cytolcin që ndikon në forcimin e sistemin imunitar. 

Molla: njihet kohë të gjatë si një ushqim që ndikon në ekuilibrimin e sistemit tretës. Përmban natrium, hekur, fosfor, mangan, bakër, zink, disa alkaloide, geraniol, acetaldehid, pektin, sheqer, thartirë të mollës. Ka prezencë edhe të vitaminave sidomos vitamina A, B dhe C. Molla jep efekte mjaft pozitive në stomak dhe në lëvizjen e zorrëve. Acidet e mollës pengojnë zhvillimin e baktereve në zorrë. Prezenca e fibrave dietale e bën edhe më të  shëndetshme përdorimin.

Mjalti: përmban Vitaminë B1, B2, A, niacinë dhe midis lëndëve minerale, kalcium, fosfor, magnez, hekur etj që vijnë nga nektari në raport me llojshmërinë e luleve që bletët i kanë shfrytëzuar si dhe nga klima dhe stina e vitit. Mjalti ndikon në funksionimin më të mirë të sistemit imunitar, sistemi limfatik dhe qarkullimit të gjakut. Mjalti përmban në veti sasi të pasur të glukozës, fruktozave,  vitamina të shumta, minerale, aminoacide, flavonide dhe hidroperokside etj., duke ndikuar direkt në shëndetin tonë. Mjalti pa asnjë dyshim mbetet njëri prej produkteve ushqimore më të shëndosha, dhe me efikasitet shumë të lartë shërues. /www.familjadheshendeti.com