Shkruan: Dr. Ismail Lutolli, specialist pediatër, subspecialist nutricionist – dietolog
Fiq dhe kajsi të thata me ujë
Përbërësit:
• Dy fiq të thatë
• Dy kajsia të thata
• 300 ml ujë të ngrohtë
Përgatitja:
1. I pastron fiqët dhe kajsitë dhe i vendosë në një enë me ujë të ngrohtë
2. Sasia e ujit duhet të jetë 300 ml. E mbuloni enën ku i keni vendosur
3. Duhet të qëndrojnë së paku 12 orë.
Përdorimi :
• Në mëngjes esull hani dy fiq në pjatë dhe gjithashtu pini gjysmën e ujit në të cilën qëndruan fiqët gjatë natës.
• Në mbrëmje i hani edhe dy kajsiat tjera dhe e pini ujin e ngelur
• Vazhdone këtë proces për katër javë.
Dobitë shëndetësore:
Fiku ka fara të vogla që stimulojnë lëvizjet peristaltike të zorrëve, gjë që e bën më të lehtë kalimin e jashtëqitjes përgjatë traktit tretës dhe zvogëlimin e presionit në anus. Është i pasur me kalium, kalcium, hekur, fosfor, bakër, dhe vitamina B6, C, si dhe beta-karotinë. Përmbajtja shumë e ulët e yndyrave dhe përmbajtja më e lartë e fibrave, më shumë se cilado pemë dhe perime tjetër, është një nga arsyet se pse fiku do të duhej të konsumohet shumë shpesh.
Kajsitë kanë vlerë të lartë ushqyese që mund të ndihmojë në shërimin e problemeve të ndryshme shëndetësore. Kajsitë janë laksativë i lehtë. Konsumimi i rregullt i tyre mund të parandalojë kapsllëkun dhe të mbajë të pastër zorrën e trashë. Pra, roli i tyre është mjaft i rëndësishëm në përmisimin e vështirësive me jashtëqitjen dhe hemoroidet./www.familjadheshëndeti.com