Nga Mr.ph Laureta Berisha Kosumi, farmaciste
Hekuri është një lëndë ushqyese esenciale për rritje dhe zhvillimin normal nervor të foshnjave.
Mungesa e hekurit është e lidhur me efektet negative në zhvillimin neurologjik dhe psikomotor. Periudha e foshnjërisë përbën një dritare kritike të rritjes dhe zhvillimit të trurit dhe kështu mangësitë e mikronutrientëve gjatë kësaj periudhe të pambrojtur, mund të kenë efekte të padëshirueshme në funksionet neurokognitive.
Mungesa më e zakonshme e mikronutrientëve në botë është mungesa e hekurit.
Foshnjet 6 muajshe janë më të rrezikuarat nga mungesa e hekurit, për shkak të shpenzimit të rezervave te hekurit në organizëm dhe për shkak se qumeshti i gjirit përmban sasi të vogla hekuri.
Prandaj, rekomandohet marrja e ushqimeve me përmbajtje hekuri ose shtesave të hekurit, në mënyrë që të plotësohen nevojat për këtë mmikronutrient kaq te rëndësishëm.
Shenjat më tipike të anemisë janë: lëkura e zbehtë dhe lodhja.
Shenjat tjera përfshijnë: rrahje të shpejta të zemrës, nervozizëm, humbje të oreksit, thonjtë e brishtë dhe gjuhë e lënduar.
Por, është e zakonshme që një fëmjë me anemi të mos ketë aspak simptoma.
Fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj anemisë gjatë periudhës së rritjes së shpejtë, kur kanë nevojë për hekur shtesë, pasiqë ata nuk marrin gjithmonë sasi të mjaftueshme.
Por, anemia e mungesës së hekurit nuk ndodhë brenda natës, ajo është shkaktuar nga një mangësi relativisht e rëndë që zhvillohet me kalimin e kohës.
Mungesat e hekurit mund të ndodhin për disa arsye, duke përfshirë hekurin e pamjaftueshëm në dietë, humbjen e vazhdueshme të gjakut (për shembull në traktin e zorrëve) dhe absorbimin e dobët të hekurit.
Midis moshës 9 dhe 24 muajve, të gjithë fëmijët janë në rrezik të lartë për anemi por më të rrezikuarat janë foshnjat me lindje të parakohshme. Depozitat e hekurit të foshnjave të lindura para kohe mund të zgjasin vetëm rreth dy muaj pas lindjes, ndërsa tek foshnjat e lindura në kohë, këto depozita mund të zgjasin 4 deri 6 muaj pas lindjes së tyre, pasiqë këto foshnja marrin hekur të mjaftueshëm nga nënat e tyre në tremujorin e tretë të shtatzanisë, për të kaluar për katër muajt e parë të jetës.
Nëse foshnja juaj ushqehet me gji, qumështi i gjirit përmban pak hekur, kështuqë këto foshnja janë në rrezik të shtuar për mungesë hekuri, tek pas katër muajsh.
Foshnjat deri në një vjeç, që pijnë qumështin e lopës janë shumë të rrezikuara nga anemia. Qumështi i lopës ka sasi shumë të vogël hekuri, ai gjithashtu pengon absorbimin e hekurit dhe mund të zëvendësojë disa ushqime të pasura me hekur në dietë.
Qumështi i lopës gjithashtu mund të irritojë rreshtimin e zorrëve të një fëmijë, duke shkaktuar gjakderdhje në zorrë. Kjo humbje e ngadaltë e gjakut së bashku me marrjen e ulët të hekurit, mund të shkaktojë anemi.
Hekuri në qumështin e gjirit absorbohet tre herë më mirë se hekuri në qumësht formulë, por rreth kohës kur foshnja fillon të hajë ushqime tjera, ai ka nevojë për hekur shtesë në formën e drithërave të fortifikuar dhe ushqimeve të tjera të pasura me hekur.
Ju mund t’a parandaloni fëmijën tuaj që të zhvillojë anemi të mungesës së hekurit.
Ja se si:
• Minimum deri në moshën dy vjeçare fëmijët rekomandohet të ushqehen me qumësht gjiri. Në asnjë mënyrë mos e ushqeni me qumështin e lopës.
Nëse fëmija juaj është 4 muajshe dhe ushqehet me gji dhe ende nuk ha ushqime të ngurta, rekomandohet t’i ipet një shtesë hekuri prej 11 miligram (mg) në ditë, derisa të fillojë të hajë ushqime të pasura me hekur.
• Pasi fëmija juaj të fillojë të ha ushqime të ngurta, ushqejeni me drithëra të fortifikuara hekuri dhe përfundimisht ushqime të pasura me hekur si: mishi, perimet me gjethe jeshile, bishtajoret etj (d.m.th secili ushqim që mirret dhe lejohet brenda moshës së caktuar të fëmijës). Shtojcat e hekurit janë të dobishme në shumë raste, por sasia e madhe e hekurit jetë helmuese, prandaj gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të jepni shtesa të hekurit foshnjës suaj.
• Ofroni shumë fruta dhe perime që janë të pasura me vitaminë C, të tilla si kivi, avokado etj. Vitamina C e ndihmon trupin të përthithë hekurin. Është e rëndësishme të rrisësh futjen e sasisë së hekurit të foshnja, pasi që të ketë filluar të hajë ushqime të ngurta, por ndryshimet dietetike nuk janë gjithmonë të mjaftueshme për të korrigjuar aneminë.
Ai gjithashtu mund të ketë nevojë për një shtesë hekuri, zakonisht e dhënë në formën e pikave.
Hekuri absorbohet më së miri në stomak bosh. Por, për shkak se hekuri mund të shkaktojë tronditje (dhe ka shije të pakëndshme), mjeku mund të sugjerojë dhënien e shtesës për fëmijën tuaj me ushqim apo qumësht gjiri.
Zakonisht merr disa muaj që vlerat e përbërësve të gjakut të kthehen në normale, dhe pastaj 6 deri në 12 muaj për të rimbushur depozitat e hekurit në organizëm. Pas kësaj, ato mund të mbahen me një dietë të pasur me hekur.
Nuk preferohet marrja e hekurit me antibiotikë, pasiqë hekuri mund të zvogëlojë absorbimin e antibiotikut në organizëm dhe kështu rezulton me uljen e efektivitetit të këtyre antibiotikëve. Prandaj, për të shmangur këtë ndërveprim, marrin hekurin dy orë përpara ose katër orë pas marrjes së antibiotikut./Familjadheshendeti.com