RËNDËSIA E MISHIT NË MENYNË USHQIMORE TË BEBEVE

Nga Blerta Kryeziu Thaqi – Kimiste

Në vitin e parë të jetës, foshnja ka nevojë për shumë proteina dhe hekur, në mënyrë që të rritet dhe zhvillohet në mënyrë të drejtë. Fëmijës mund ti ofroni mish të freskët që nga muaji i 7’të i pregatitur vet (në këtë rast, filloni me mish të freskët, i cili zihet që më parë, dhe më pas blendohet (bluhet) dhe mund të përzihet me një lugë perime).
E rëndësishme është dhe mënyra e gatimit të mishit tek fëmijët, ku pasi te zihet i shtohet vaj rapsi ose ulliri por pa krip deri ne moshen 1 vjeç

Cilat elemtene kimike i përban mishi?
Mishi ka përmbajtje të lartë të proteinave (rreth 15-20%) si (aminoacidet e proteinave të çdo lloj mishi, të quajtura “aminoacide esenciale“, kanë vlera ushqyese të veçanta). Mishi është burim kryesor dhe për shumë kripëra minerale me vlerë si hekur, natrium, kalium,fosfor dhe magnezium.

Proteinat
Proteinat nga mishi, si edhe proteinat tjera me prejardhje shtazore, emërtohen si komplete, sepse përmbajnë të gjitha aminoacidet, të cilat organizmi nuk mund ti prodhojë vet, prandaj duhet ti marrë përmes ushqimit. Fëmijës mund ti jepni mish të bardhë dhe të kuq, sepse sasia e proteinave është e ngjashme, edhe pse mishi i bardhë ka përparësi, sepse është më i lehtë në tretje.

Hekuri
Hekuri është i rëndësishëm edhe për formimin e rruzave të kuqe të gjakut. Për këtë arsye është e nevojshme të merr rregullisht sasinë adekuate të hekurit, në mënyrë që të prodhojë nga ai hemoglobinën.

Fëmija, në raport me peshën trupore, ka nevojë për më shumë sasi hekuri se sa personat e rritur sepse organizmi i fëmijës është në zhvillim. Këtë nevojë më së miri e përmbushë mishi (para se gjithash mishi i viçit) sepse hekuri me prejardhje shtazore më lehtë asimilohet se sa ai bimorë (nga perimet, legumet).

Grupet e vitaminës B
Edhe një shkak pse është mishi shumë i rëndësishëm për rritjen e fëmijës tuaj, është prania e grupit të vitaminës B, sidomos vitamina B12, e pranishme në të gjitha gjërat ushqimore me prejardhje shtazore siç është mishi, pastaj mëlçia dhe peshku. Vitamina B12 mbron sistemin nervor, merr pjesë në prodhimin e rruzave të kuqe të gjakut, stimulon apetitin dhe inkurajon asimilimin e proteinave, yndyrërave dhe karbohidrateve, duke i shndërruar në energji të kontribueshme për zhvillimin normal. Përveç B12, mishi përmbanë edhe vitaminë B1 dhe B6. /Familjadheshendeti.com