Shumë baballarë ankohen se ndihen të përjashtuar në muajt e parë pas lindjes, ngase bashkëshortja është e angazhuar në gjidhënie dhe mund të ndihen paksa të lënë pas dore ose të padobishëm.
Një baba i përfshirë dhe i angazhuar në mënyrë të barabartë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës. Babai nuk është vetëm një zëvendësim për nënën e cila mungon në angazhimet e saj ditore të zakonshme në shtëpi. Baballarët japin një kontribut të veçantë në zhvillimin e fëmijës së tyre.
Është shumë e rëndësishme që baballarët e rinj të bëjnë përpjekje aktive për t’u angazhuar në jetën familjare dhe të jenë të pranishëm në edukimin e fëmijës që nga mosha më e hershme e fëmijës.
Ja një mënyrë se si veprojnë baballarët të cilët kanë kuptuar se sa i rëndësishëm është roli i tyre. /FamiljadheShëndeti
—
Në foto: aktori i njohur Dwayne Douglas Johnson, The Rock